Banorët pranojnë sfidën në Big Brother Vip , ‘sakrifikohen’ për lumturinë e Tanit

Banorët pranojnë sfidën në Big Brother Vip , ‘sakrifikohen’ për lumturinë e Tanit

Tani Brahimi

Tani është një nga banorët e rinj që është bërë pjesë e Big Brother Vip. Natën e “Prime” të kaluar, ai është ndjerë shumë fajtor që nuk e ka mbështetur Valbonën dhe ka kërkuar të largohet nga gara, por më pas banorët e bindën që të qëndroj. Tashmë, banorët kanë mundësinë që të pranojnë sfidën e Big Brother Vip që të flenë në oborr në mënyrë që t’i bëjnë një surprizë Tanit.

Nëse ata nuk do pranonin sfidën e Vëllait të madh që të kalonin natën jashtë, Tani nuk do mësonte  se çfarë fshihet pas surprizës që është planifikuar për të. Kështu, banorët kanë nisur përgatitjet që të kalojnë natën në oborrin e shtëpisë.

Kiara dhe Luiz krijuan një vend për ata të dy ndërsa banorët e tjerë po nxjerrin jashtë dyshekët dhe jorganët. Nuk dihet nëse kjo sfidë do çohet deri në fund nga ata pasi temperaturat janë shumë të ulëta gjatë natës.

Kjo nuk është hera e parë që banorëve u është dashur të kalojnë natën jashtë. Edhe vitin që kaloi, banorët e kaluan me sukses sfidë e gjumit në oborr.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht