Banorëve iu tregohet sulmi ndaj Top Channel! Luizi: Nëse fitoj, do ndihmoj familjen e Pal Kolës! Arbana: Vendosni ju, nëse do e vazhdoni lojën ose jo

Banorëve iu tregohet sulmi ndaj Top Channel! Luizi: Nëse fitoj, do ndihmoj familjen e Pal Kolës! Arbana: Vendosni ju, nëse do e vazhdoni lojën ose jo

TIRANËBig Brother ka vendosur që t’u tregojë banorëve atë se çfarë ndodhi një ditë më parë, ku godina u sulmua me breshëri kallashnikovi, e ku humbi jetën roja Pal Kola. Luiz Ejlli, një prej banorëve ka shpërthyer në lot, pasi e njihte personalisht. Për këtë arsye, ai ka zbuluar se nëse do e fitojë, do i japë një pjesë të konsiderueshme të parave familjes së Pal Kolës.

“Ngushëllime familjarëve, po qaj se unë e kam njohur atë. Jam i bindur që ai sulm nuk ka qenë për ne si banorë, jam i bindur që në këto momente kjo shtëpi, kjo media, është më e sigurt se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, kur goditet fjala e lirë, duket sikur, nuk gjej emër që t’i vej këtij akti terrorist, të gjithë bashkë mund të ia dalim duke i dhënë forcë njëri tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj, ju jeni forca jonë, në fund të rrugëtimit tim, ca do të marr me vete, një pjesë do ia dhuroj”, tha Luizi.

Ndërkohë, njëzëri banorët kanë ngushëlluar familjarët.

 “Do jemi të bashkuar, ngushëllime, më vjen shumë keq, uroj që ta që ta superojnë. Ky vend më dukej si shtëpia ime dhe ka një gjallëri dhe jetë shumë të bukur dhe më vjen shumë kaq dhe faleminderit që keni këtë forcë që na e transmetoni ne”, tha Dea Mishel.

Qetësori, i cili i ka dëgjuar krismat, ka hedhur dyshime se mos kanë qenë ata shkak për këtë breshëri armësh.

“Shpresoj që të mos ketë qenë temë e jona, ne kemi shumë dyshime se mos kapim tema të pakapshme”, tha Qetësori.

Megjithatë, Arbana Osmani tha se ende nuk ka asnjë pistë zyrtare nga ana e policisë.

“Policia nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare dhe duke mos patur këtë informacion, unë nuk doja që të aludoja. Absurde të mendosh që arsyeja është një spektakël, apo një tifozeri e çmendur, kështu që realisht unë me gjithë zemër do kisha dashur që ta përjashtoja këtë pistë. Programe si Big Brother, me përmasa kaq të mëdha ndodh që njerëzit iu vijnë afër zemrës, shqiptarët janë të zgjuar të ndajë nga spektalin nga lufta”, tha Arbana Osmani.

Nga ana tjetër, ajo tregoi se do të jenë banorët që do të vendosin nëse duan ta vazhdojnë lojën ose jo.

“Do reflektoni, nëse doni të lini shtëpinë, ju mirëkuptojmë, nga ana tjetër ju vëmë në dispozicion çfarë të keni nevojë, përfshirë edhe në një komunikim në telefon me familjarët, transparentë për publikun që të jeni të qetë dhe pastaj të merrni një vendim dhe të jeni ju nëse do e vazhdoni. Nëse do e ndërrisni të gjithë, ne ju mirëkuptojmë”, tha Arbana.

Në fund, nuk pati spektakël, pasi banorëve do iu jepet mundësia për të pasur një telefonatë me familjarët e tyre.

Kujtojmë se produksioni vendosi shtyrjen e reality-showt me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 29/03/2023 11:00

    Luizi mashtrues ordiner, për cdo gjë do mashtroj ky njeri i pështirë.

    Përgjigju
  • Ngelsi: 29/03/2023 10:36

    Luizi mashtrues koti! E kam njohur tha ...u kapërdi dhe kaloi në argument tjetër .

    Përgjigju
  • [email protected]: 29/03/2023 09:54

    Ca injorance tregon ky spektakel aman, duke bere si gjynaf aty se na plasi ne do e nderprisni ju apo jo emisionin. Normal neve jo, po shqiptareve pa tru ju plas. tgjith e dim qe jan pazaret e familjes hoxha

    Përgjigju
  • populli: 29/03/2023 08:40

    oj bana, na hape barkun mrome me at fjalim si ne vaki...hipokrizi fund e krye!

    Përgjigju
  • Cosmic Boy: 29/03/2023 04:09

    U ka ngecur disku tek b-b-vipanistan. Vl pune vipanistanesh.

    Përgjigju
  • Filip: 28/03/2023 21:40

    "Absurde të mendosh që arsyeja është një spektakël, apo një tifozeri e çmendur, kështu që realisht unë me gjithë zemër do kisha dashur që ta përjashtoja këtë pistë". Duket qe keta si kane kuptuar permasat e idiotesise qe ka arritur ky spektakel dhe kujtojne se ata qe i ndjekin ethshem jane te logjikshem.....

    Përgjigju
    • Njeri: 28/03/2023 23:22

      Pse t a kete organizu topi per t shty programin dhe padashje iku fatkeqi te duket e pamundur?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar