Barcelona ka siguruar të paktën edhe 1 javë kreun e La Liga-s, pasi katalanasit ia dolën 1-3 në fushën e Elche-s për llogari të javës së 22 të kampionatit. Golit të shpejtë të Yamal vendasit iu përgjigjën me Rodriguez, ndërsa Ferran Torres i dha sërish epërsinë skuadrës së Flick në fundin e pjesës së parë. Në të dytën Rashford vulosi rezultatin përfundimtar, duke e çuar të paktën përkohësisht në 4 pikë diferencën me Real Madridin ndjekës.
Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertën e Levante-s. Skuadra e Simeones vijon javën e vështirë pasi më herët u mposht 2-1 nga Bodo Glint në Champions League.
Napoli u rikthye te fitoret në Seria A pasi mposhti 2-1 Fiorentinën. Skuadra e Contes, pas eliminimit në Champions League, zhbllokoi shpejt kundër violëve me Vergara-n, ndërsa më pas dyfishoi Guitierrez. Miqtë vetëm sa shkurtuan diferencat në minutën e 57, pasi me këtë disfatë vijojnë të rrezikuar për të rënë nga kategoria.
Komente








