Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj

Bardhi akuza mazhorancës:  Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj

Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po tendon të destabilizojë Gjykatën Kushtetuese me “lojën e vakancave’ që po bën së fumdi, përmes vënies në diskutim të mandateve të disa prej anëtarëve të saj.

Deputeti opozitar thekson me një postim në rrjetin social X se “kjo është përpjekje për kapjen dhe vendosjen nën kontroll të Gjykatës Kushtetuese”.

“Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës. Prej kohësh ka një tendencë të mazhorancës socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese, përmes vënies në diskutim të mandatit të disa prej anëtarëve të saj. Kjo lojë që vazhdon tashmë prej muajsh, ndërkohë që Kushtetuta dhe ligji organik janë krejt të qartë: Përveç dy gjyqtarëve (Holta Zaçaj - 2025 dhe Sandër Beci - 2028), Kushtetuta dhe ligji kanë parashikuar një mandat të plotë 9-vjeçar për të gjithë gjyqtarët e tjerë kushtetues”, shprehet Bardhi.

Ai apelon që të mos vazhdohet kjo lojë nga ana e magjorancës dhe të lexohet ligji kushtetues ashtu siç duhet.

“Prandaj vazhdimi i kësaj loje dhe çdo lexim i ndryshëm i Kushtetutës dhe ligjit, është duke cenuar rëndë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve kushtetues. Kjo përbën një përpjekje të qartë për kapjen dhe vendosjen nën kontrollin politik të mazhorancës gardianin suprem të Kushtetutës, Gjykatën Kushtetuese. Dhe kjo padyshim është një atentat për asgjësimin e vetë Kushtetutës!”, përfundon Bardhi.

Bëhet fjalë për mandatin e anëtares Sonila Bejtja, të cilës i mbaron mandati më 25 Prill, teksa vetë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur dhe nuk është hapur gara.

Postimi i Gazment Bardhit në rrjetin X

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë