Bardhi akuza zv.kryeministres: Mjafton të shohim si vishej Belinda Balluku para 5 vitesh dhe se sa kushton veshja e saj sot! Je betuar për mirëqenie qytetarësh, jo të vetes

Nuk munguan debatet e forta dhe akuzat sot në seancën plenare në parlament mes kampeve politike, ku rend ditë ishte Buxheti faktik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, hodhi akuza të rënda ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha për futjen e Policisë së Shtetit në territorin e Parlamentit gjatë kaosit në fillim të muajit, si dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, për tenderët e blerjes dhe shitjes së energjisë.

Teksa e bënte përgjegjëse dhe të implikuar për vjedhjen e taksave të shqiptarëve në energji dhe rrugë, Bardhi i përmendi edhe vëllanë e ministrit Hoxha, duke i kërkuar që ta shkarkojë nga detyra si vartës.

Zv/kryeministrja iu kthye duke i thënë “të jam kthyer në fiksim, Belinda, Belinda, që kur nise ditën”. Por kreu i grupit të PD bëri menjëherë replikë në momentin teksa diskutohej buxheti dhe Balluku po dilte nga Parlamenti:

“Prit, ku iken, dëgjo përgjigjen!”, i tha ai.

Balluku i tha se “kishte punë në Fier”. Ajo kujtoi se mazhoranca socialiste ka ndryshuar gjendjen ekonomike të Shqipërisë në rrugë dhe energji me investime, por Bardhi ka vijuar të replikojë, duke i kujtuar përfitimet që ka marrë vetë ajo.

“Mjafton të shohim si vishej Belinda Balluku para 5 vitesh dhe sa kushton veshja e saj sot. Deputetët janë betuar për mirëqenien e qytetarëve, jo të vetes”, i tha deputeti demokrat zv/kryeministres.

Teksa edhe ministri Hoxha iu përgjigj se Policia zbatoi detyrën sepse turmat po shkonin drejt Kuvendit, deputeti demokrat e quajti ushtar të bandave të Durrësit. Ai hodhi akuza edhe ndaj vëllai të ministrit, duke thënë se vjedh paratë e shqiptarëve në OSHEE. Sipas Bardhit, “ai do të marrë në qafë veten dhe ministren Belinda Balluku”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarras Lala: 07/11/2024 16:55

    O pederasti Gazmend ziu po hunderren Argita a e ke par qē ka shpi nē çdo kryeqytet tē Evropēs apo pēr hunderren s' quhet ?

    Përgjigju
  • Tedi: 07/11/2024 16:07

    Eshte turp nje nje gore si Batdhi te jete ne parlamentin shqiptar. Eshte kopja e Saliut qe nuk le kundershtar pa e marre ne goje . Balluku nese eshte e paster nga akuzat e ketij tipi ta oadise ne gjykate dhe mos merret ne te. Ky duget te ishte ne burg per vradhen e Xhuvanit dhe del para shqiptareve sikur eshte me i zoti. Ik keput qafen se na cave drrasat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Rama nga Budapesti: Shqipëria e ka vendin në BE, synojmë anëtarësimin brenda kësaj dekade

Rama nga Budapesti: Shqipëria e ka vendin në BE, synojmë anëtarësimin brenda kësaj dekade