Pas reagimit të Ramës duke i cilësuar si çetë vulëhumburish që nuk dinë se çfarë flasin, ka ardhur sërish reagimi i PD, përmes sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Ai tha se Rama duhet të 'sakrifikojë' koncesionet, tenderat dhe shpenzime operative të qeverisë dhe të ndihmojë familjet që kanë nevojë për bukë.
"Edi Rama u kërkon sakrificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anulojnë koncesionet dhe PPP. Në vend që të sulmojë opozitën që po qëndron në krah të qytetarëve në nevojë:
1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.
2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.
3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.
Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës. Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anulo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook", shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
Qeveria shtyn qiratë 2 muaj për 3 kategori: Si do i paguani dhe ç'ndodh kur s'ke kontratë! PD: Nxit përplasje sociale! Rama: Le ta provojnë
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
Fotografia e ‘retushuar’ e Gazment Bardhit në DASH
5 Shkurt, 15:19
-
‘Shqipëria si Somalia’, Rama-komentuesit: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike
5 Shkurt, 10:12
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
5 Shkurt, 09:12
-
10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!
4 Shkurt, 17:12
-
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
4 Shkurt, 12:44
-
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
4 Shkurt, 11:23
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Ylli Pata: Lëkura e qengjit në shpinën e Sali Berishës nga Berlini
3 Shkurt, 21:41
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07