Bardhi: Lleshaj takoi në zyrën e tij shoqëruesin e Bashës, i tha se rrezikohet lideri demokrat (LETRA)

Partia Demokratike flet për një takim që ministri i Brendshëm ka pasur në zyrën e tij me punonjësin e gardës që njëherësh është edhe shoqërues i kryedemokratit Basha, takim në të cilin Sandër Lleshaj - gjithmonë sipas PD-së, i ka thënë gardistit Feim Dollapi, se liderit demokrat Lulzim Basha i kanoset rrezik.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi  në një letër dërguar ministrit të Brendshëm thotë se Feim Dollapi, punonjës i Gardës së Republikës, me detyrë shoqërues i kryetarit të PD-së Lulzim Basha, e ka informuar sekretarin e PD-së, se ka pasur një takim me ministrin Lleshaj në zyrën e këtij të fundit. Sipas Bardhit, gardisti i ka treguar sekretarit të PD-së, se Lleshaj i ka folur për rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit demokrat Lulzim Basha. Sipas gardisit, cituar në letrën e Bardhit, ministri Lleshaj i ka kërkuar që shoqëruesi i liderit të opozitës, ta informojë verbalisht nëse Basha vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie.

Takimi sipas Bardhit ka ndodhur të premten në orën 15:00.

Bardhi thotë se ministri duhet t'i informojë zyrtarisht, ndryshe do ta konsiderojnë manipulim për qëllime politike duke theksuar se nëse rreziku që i kanoset Bashës rezulton i pavërtetë, atëherë Lleshaj do të mbajë përgjegjësi. "Duke pasur parasysh rrethanat kur dhe si është zhvilluar ky takim dhe shkeljen e standardeve ligjore dhe institucionale nga ana juaj në trajtimin e informacionit që pretendoni se posedoni, përforcohet dyshimi se qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhimi i kryetarit të opozitës", thotë Bardhi.

Në letër, Bardhi i thotë Lleshajt, se nëse një rrezik i tillë do të ekzistonte, ministri duhej ta trajtonte këtë informacion në rrugë institucionale, tek drejtuesit e Gardës së Republikës. Sipas Bardhit, nëse ka rrezik për sigurinë e Bashës apo jo, nuk mund ta vlerësojë një punonjës i thjeshtë i gardës, as vetë Basha që sipas ligjit gëzon mbrojtje.

Në përfundim, Bardhi i shkruan Lleshajt se takimi që ka bërë me shoqëruesin e Bashës është jashtë praktikës ligjore.

"Me këtë qëndrim ju keni shkelur cdo procedurë dhe cdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështje", përfundon letra e Bardhit dërguar ministrit të Brendshëm.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salehu: 17/06/2019 15:37

    Po shko mbushu oj debile prej Kavajet,mi ke nda floket per mesi si Robert Camcakezi,hahahaha

    Përgjigju
  • babo: 17/06/2019 14:25

    pas Babales prap duhet me i besu ketyre genjeshtareve te pacipe?

    Përgjigju
  • thanasi: 17/06/2019 13:33

    po ky lleshaj vetem te jete injorant ti beje keto muhabete me badigartin. duke e ditur ca lloj shtazash jeni ju nuk besoj se e ka bere. po nese e ka bere duhet te shkarkohet diret

    Përgjigju
  • Petriti: 17/06/2019 13:12

    Sander Lleshaj, ata qe e njohin, e dine sesa i rregullt dhe i perpikte qe eshte. Nuk ju ka bere kerkese per njoftim verbal nga ana e Lulushit, por nese e ka bere e ka bere me shkrim dhe pergjigjen tuaj e do me shkrim qe te ruhet si zullumet e tjera qe mbani ne shpine. Nuk ju eci me ministrin sepse menduat se do shkaktoni viktima ne bulevard por ai ua dogji letrat ne dore sepse u tregua shume i matur dhe nuk iu perkul shantazheve tuaja.

    Përgjigju
  • Idioti: 17/06/2019 12:35

    Z.basha pse keni frike ti si budalla je me I vlefshem se sa nje idiot me shume I vdekur

    Përgjigju
  • I pandehuri: 17/06/2019 11:26

    Nese vertet i eshte kercenuar jeta, nje gje eshte e sigurte: kercenuesi i vertete nuk eshte shume larg tij....si nuk ishte shume larg Azem Hajdarit! I duhet gjithnje nje viktime ne krahun e tij per te shpetuar veten!!!!!

    Përgjigju
    • Ilir Floriri: 17/06/2019 12:33

      Natyrisht qe Salehu do te djeg "Kullen e Barit"! Por une me faxhoren i kemi marre masat...!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën