Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet

Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet

Lulzim Basha, kryetari i Demokratëve Euroatlantikë

Kryetari i Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për keqpërdorimin e fondeve publike dhe gjendjen ekonomike të vendit.

Në një postim të ditës së sotme (3 Janar) në rrjetin social Facebook, Basha thekson se ndërsa gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të EUROSTAT, ‘kryeministri shpërdoroi 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij’.

“Shqipëria ka potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha, por sot qeveritarët janë të zënë duke mbushur xhepat e tyre,” u shpreh Basha, duke prezantuar një vizion ndryshe për vendin.

Basha i bën thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik ndaj qytetarëve. Ai theksoi se qeveria aktuale nuk po punon për mirëqenien e qytetarëve, por për interesat e saj personale.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria ka të gjithë potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha për çdo shqiptar: të ketë punë dhe paga të larta për të rinjtë, trajtim dinjitoz për ata në nevojë apo të sëmurë, pensione të denja për pensionistët, shërbim shëndetësor bazuar në nevojën dhe jo xhepin e tyre, dhe arsim cilësor për të gjithë. Plani ynë i hartuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj dhe i shpalosur në detaje për qytetarët e dëshmon këtë.

Por sot, asgjë nga këto nuk ndodh, sepse qeveritarët janë të zënë duke mbushur xhepat e tyre, në vend që të punojnë për të mirën e shqiptarëve.

Sipas Eurostat, afërsisht gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa natën e Vitit të Ri shumica e tyre e kanë kaluar me sfidën për të siguruar ushqim të mjaftueshëm dhe ngrohje për fëmijët.

Ndërkohë, Edi Rama i sfidon ata duke treguar se vetëm për egon e tij, ka shpenzuar rreth 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij—pa asnjë përfitim për qytetarët shqiptarë. Kjo është një arsye e mjaftueshme që SPAK të nisë menjëherë hetimet ndaj Edi Ramës për shpërdorim detyre me pasojë dëm ekonomik. Që nga dita e parë në pushtet, ai e ka trajtuar Shqipërinë si pronë private, duke i bashkëndarë pasuritë e vendit miqve nga bota e krimit dhe biznesit”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 04/01/2025 19:30

    Ti I dashur Lulzim ke krijue nje Parti me emer Euro atlantik,per te mashtrue nje pjese te PD , por nuk do fitosh asnje deputet.Une do te votoja kur ti te japesh spjegime per shume gjynahe qe rendojne mbi ty.Je i pasinqert ne lidhje me Berishen.Pse nuk sqaron 21 janarin,pse nuk sqaron aferat ne rrugen e kombit,etj.,etj.Pra je njohes i te gjitha poshtersive te Berishes dhe kur ato nuk I spjegon ne SPAK,tregon se je bashkpunetor ne keto krime.Nje keshill : " Je I djegur si drejtues partiak e shtetrore,prandaj merr familjen e shko ne Suedi ose futja gjume e mos e hap gojen ne Shqiperi"

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 03/01/2025 16:14

    O luluzime ai kopesht esht per shtetin nuk eshte per Ramen , po 430 milione e rruges se kombit qe i vodhe ti kur do ta nisi SPAK hetimin ndaj teje ? Po per 21 Janarin , , 5 vilat e tua , shitjen e detit kur do te nisin , po per rublat ruse per toiota jaris qe ty te lajmeruan cakejt tuaj se ato para do te vini per pd .mos kerko gjilperen ne kashte per te tjeret shiko tradhetite qe ke bere njeri pa shtylle kurizore .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë

Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë