Basha 'del' në hapësirë në takimin me banorët në Sukth, por s'ka distancë sociale (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e Sukthit, ku theksoi se ato po vuajnë nga pandemia ekonomie dhe dëmet që u la pas tërmeti i nëntorit, duke u braktisur pa asnjë lloj ndihme dhe financiare dhe ushqimore.

Ajo që vihet re është se këtë herë Basha ka zgjedhur një hapësirë të jashtme për t'u takuar dhe jo një lokal si një ditë më parë në Durrës për të cilën dhe u gjobit. Megjithatë përtej hapësirës dhe maskave ajo që vihet re është mosrespektimi i distancës sociale mes banorëve dhe se thyerjen e rregullave për grumbullime njerëzish më shumë se 5 veta. Ndërsa shumica e banorëve as që nuk e mbajnë një maskë mbrojtëse.

"Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit. RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot. Alarmi  i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t'u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes", tha Basha.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti: 15/05/2020 20:48

    DOREZO LEKET QE KE VJEDHUR O SHKERDHATE,O BYTHQIRE DIBRE,,BASHKE ME SALIUN DHE METEN,,,KUJTON TI O BASHA SE I KEMI HARRUAR VJEDHJET DHE VRASJET E TUA DHE TE SALIUT......PTU.PTU.PTU MALOKE TE POSHTER....

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 15/05/2020 13:11

    Shtet va*i Karin. Ben nje cope legeni si Basha si do vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille