Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Basha është aktive në rrjetet sociale duke postuar gatime apo kujtime të ndryshme me bashkëshortin e saj Lulzim Basha. Së fundmi ajo ka postuar një foto të një keku në formë zemre dhe mban si dekor ngjyrat e flamurit Holandez, ku dhe Aurela ka nënshtetësinë.
Mirëpo zemra e çiftit Basha ka një ‘problem’. Ajo mban ngjyrat e flamurit holandez; e kuqe, e bardhë, blu dhe jo ato kuqezi te Shqipërisë.
“Zemra jonë këtë pasdite #mezemër#shqiperiafiton“, shkruan Aurela Basha krahas fotos