Basha, do t’i heqë të gjitha… kur të bëhet kryeministër

Basha, do t’i heqë të gjitha… kur të bëhet kryeministër

Lulzim Basha

Lulzim Basha, po zhvillon prej disa javësh, parafushatën më qesharake që ka parë dhe dëgjuar ndonjëherë ky popull prej 30 vitesh tranzicion. Po premton dhe po përpiqet me të gjitha format dhe mënyrat e pamundura, të hiqet dhe të sillet si “kryeministër”, si “shenjtor”, si “bamirës”, dhe si njeriu që “do ti heqë të gjitha, sapo të marrë pushtetin”. Së fundmi, Lulzim Basha ka premtuar nga Kosova se “do të heqë taksën e rrugës së Kombit”, taksën që kur ishte ministër i Transporteve e propozoi dhe ideoi. Basha do ti heqë të gjitha- thonë në SHQUP.

Madje edhe roja i derës dhe shoferët e sekretarëve atje, merret me parafushatë elektorale, duke propoganduar ditë-natë “heqjen e taksave, luftën ndaj korrupsionit, zerimin e taksës së Rrugës së Kombit, taksën e sheshtë 9 per qind”, dhe shumë pika të tjera të programit magjik të kryetarit. Basha do ti heqë të gjitha, dhe do ta lërë shtetin në teferiç, do ta lërë buxhetin dhe arkën e shtetit të piqen në “diell”, dhe do ti kënaqë shqiptarët me shtetin prej letre që po përpiqet të konceptojë. Basha do ti heqë të gjitha, dhe do ta bëjë shtetin qesharak, ose do ti mashtrojë shqiptarët duke u premtuar ti zbresë hënën në tokë.

Edhe nga Kosova, ku kryetari i Partisë Demokratike ishte me “ftesë” të autoriteteve atje, nuk ngurroi dhe nuk harroi të bënte parafushatën e tij elektorale, duke u treguar “xhymert” para kosovarëve për tu hequr atyre, sapo të vijë në pushtet të gjitha taksat në tokën e Shqipërisë, duke e nisur nga taksa e Rrugës së Kombit. Mjafton ta dëgjosh si flet, e premton kryetari PD, dhe të bindesh sa gënjeshtra deklaron dhe sa mashtrime ka program i vjetër, që ka nisur të marrë në SHQUP, edhe “bekimin” e xhaketave të vjetra, që duan të jenë bashkudhëtarë të miratimit të listave skandaloze për deputetët e rinj.

Mjafton të njihesh me sherret dhe debatet, me listat e fryra emërore në degët e PD në rrethe, me emrat më të përfolur që kanë nisur të shkruhen në “listat e pavarura” dhe do të bindesh sa gjatë do të rrijë Lulzim Basha dhe partia e tij në opozitë, apo edhe në rrugë. Basha do ti heqë të gjitha- shprehen zyrtarucët e tij në SHQUP dhe në degët e rretheve, madje këta të fundit, kanë nisur të trokasin derë më derë në kioska dhe biznese, duke u premtuar atyre “heqje taksash, subvencione” dhe ndere të tjera, mjafton tu japin votën. Partia Demokratike, është kthyer, si ato shoqatat bamirëse, që dalin derë më derë për

të mbledhur lekë për “fukarenjtë” dhe që fund të ditës i fusin në xhepat e tyre. Ish-opozita e vjetër, ka nisur qysh tani pazaret për votat, por në një mënyrë të vjetëruar, duke premtuar parajsën, dhe jo duke u përballur me programe dhe ide rracionale për zhvillimin e vendit. “Basha do ti heqë të gjitha taksat, vetëm votoni PD”- thuhet në traktin e konceptuar në SHQUP, dhe që është gati për tu hedhur në tregun elektoral. Kjo mbetet filozofia e ish-opozitës shterpëruese, e asaj opozite që prej 2 vitesh ka humbur moralin, dhe të gjitha shanset tu kërkojë shqiptarëve votën.

Ata janë e djeshmja, ata janë e shkuara, pasi ata bojkotuan dhe braktisën votuesit e tyre në ditët dhe momentet më të vështira, duke ndjekur nga pas “liderin” dhe interesat e tij. Ish-opozita e vjetër, nuk e ka më luksin të organizojë fushatë dinjitoze elektorale, pasi asaj i kanë shterruar burimet konvencionale, që identifikojnë një parti politike si favorite për të marrë pushtetin. Koha e saj ka mbaruar, edhe sikur atje të rikthehet gjithë garda e vjetër e 20 e ca viteve të shkuara.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Franc: 22/07/2020 16:31

    Do boj gjona t' mira, do boj gjona t' bukra Do ul taksat, do heq taksat Do rris rrogat, do rris rrogat Tralalala, tralalala

    Përgjigju
  • Gojet e liga: 22/07/2020 13:43

    Thone qe ky Basha do heqe breket e do rrije gullash...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 22/07/2020 13:23

    Po pantallonat do ti heqe?

    Përgjigju
  • Fatmir Lohja: 22/07/2020 09:53

    Lulzim Basha po fshihet per disa dite ne Kosove.Ky eshte lajmi i vertete.

    Përgjigju
  • Mero Baze: 22/07/2020 08:21

    Bravo artur ajazi po ma kalon dhe mua me shkrimet e tua madheshtore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së