TIRANË, 20 Mars /ATSH- I. Vata/.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot ne një prononcim për mediat (pas vizitës në Berlin dhe në Bruksel në samitin e PPE), se ndërkombetarët janë pro dorëheqjes së Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, si një mundësi për një hetim të pavarur.
Kryetari i PD-së, Basha, u shpreh se "Akuzat e bërë nga vetë mazhoranca në këto 25 vite janë monstruoze se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Meta, ka parapaguar dhe porositur vrasjet e dy deputeteve. Duhet të ketë një hetim të plotë, profesional dhe të besueshëm. A mund të ketë një hetim të plotë dhe të besueshëm, kur ndaj prokuorisë dhe hetimit të mbahet një qëndrim pengues për të shprehur të vërtetën për të imtimiduar apo për të bërë qesharak prokurorinë, sic ka ndodhur. Prandaj çeshtja është shtruar si një standard evropian, që do të thotë dorëheqja e Ilir Metës nga kreu i Kuvendit është një parakusht për zhvillimin e hetimeve normale, hetimeve të besueshme".
Po ashtu, Basha pohoi se "e vërteta nuk mund të dalë në shesh kur kryetari i Kuvendit ka gjashtë muaj që e mban ngjarjen të fshehte dhe mundohet t'ia faturojë opozitës. Kur ka përpjekje për të trysnuar prokurorin apo paracaktuar hetimin nga krerët e mazhorancës, nuk mund të ketë hetim dhe dalje të së vertetës në shesh dhe asnjë shqiptar nuk mund të besoje në një hetim të tillë. Ne i kemi bërë thirrje të dorëhiqet që t'i çele rrugë hetimit të pavarur".
"Ne po ashtu kemi kërkuar një përfshirje të institucioneve evropiane në ndihme të hetimit sic dhe kemi kërkuar mbështetje morale për prokurorinë, pasi asnjë prokurori në botë nuk mund të hetojë e qetë kur ka presionin e njerëzve më të pushtetshëm, siç është rasti i çshtjes Doshi-Meta", tha ai.
Pyetjes për zgjedhjet e 21 qershorit, Bashu iu përgjigj se "Çeshtja e skandalit Doshi-Meta është pjesë e një dosje shumë më të madhe dhe shumë më të madhe për patnerët evropiane, siç është dekriminalizimi i politikës qe është një proces që mazhoranca u angazhua të bashkëpunojë me opozitën. Opozita ka vullnetin për t'i shkuar deri në fund procesit dhe pa një proces të tillë nuk mund të ketë zgjedhje lokale dhe asnjë reforme tjetër nuk mund të ecë përpara".
Lidhur me pyetjen për koalicionet e mundshme me Partia Demokratike, Basha u shpreh se "PD është e hapur me të gjithë ato parti që janë në opozitë me këtë qeveri". /a.ke/