Basha e bën fakt të kryer lirimin pa rezistencë të bashkisë Mallakastër: Kapllanaj do të kandidojë në zgjedhjet e tjera

Basha e bën fakt të kryer lirimin pa rezistencë të bashkisë Mallakastër: Kapllanaj do të kandidojë në zgjedhjet e tjera

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pas rënies së bastioneve të PD-së në Kavajë, Kamzës dhe disa bashki të tjerë duket se ka hequr dorë nga rezistenca dhe deklaratat se nuk do i lirojnë zyrat duke u vetëdijësuar për verdiktin e 30 Qershorit, edhe pse zgjedhjet i cilëson ilegjitime duke mos i njohur.

Gjatë një takimi në Mallakastër ku i pranishëm ishte edhe kryetari në detyrë Agron Kapllanaj, Basha ishte i ndërgjegjshëm për faktin se pas pak ditësh në karrigen e tij do të ulet një socialist i dalë nga 30 Qershori. Basha tha se Agron Kapllanaj tashmë do të jetë kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme.

Agron Kapllanaj do të jetë kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor dhe pa asnjë dyshim, edhe Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Mallakastër. Pseudokandidatura e Rilindjes që u refuzua bindshëm edhe nga vetë socialistët nuk mund të jetë kurrë kryetar i bashkisë Mallakastër.

Koha për të vendosur me votë kryetarin e vërtetë të bashkisë, sipas Kushtetutës shqiptare, sipas Kodit Zgjedhor nuk do të vonojë. Beteja jonë ka nisur me një qëllim, t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë. Kjo betejë ka për të përfunduar me një rezultat, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë” tha Basha. 

Gjatë takimit në Mallakastër Basha përsëriti edhe njëherë paralajmërimin për dhunë në protestat e ardhshme. “Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron.

Atje, popullit sovran, nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, zgjidhjes që çdo vend tjetër i rajonit e ka patur në kushte akoma më të lehta sesa kriza e sotme shqiptare, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë" u shpreh Basha.

Në fund të fjalës së tij ai kishte edhe një paralajmërim kur PD-ja të vijë në pushtet. “Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama” përfundoi Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 11/08/2019 13:53

    Lulush mos i hidh benzine kashtes qe ke ndezur per 25 vite Nese don te keshe ca lehtesira Prononcohu vete Drejte dhe paster dhe i lire .Pastaj shko kapu me te fundit Nese ne drejtesi qe duam dhe po ndertohet nga Amerika dhe Europa ,Duhet te celim portat nga fillimi deri ne fund ,keshtu nuk leme gjerat ne rruge pa i filtruar . Besoj eshte pasterti dhe rrespekte per Popullin Shqipetar ,ti flasim drejte dhe paster Jo ti fshehim gabimet tona qe ja transmetuam te ardheshme Duke gjetur te verteten ,nuk behet gabim dhe shtremberim ,per te ardhmen e te shkuaren teper drastike Lulush ,mos digj vehten ,kur para teje qendrojne ata qe te kane mesuar gabim dhe te trajtuan si femi NESE DON ZGJELLJE TE LIRA DHE TE PASTRA ,BEJE DERI NE FUND DUKE FILLUAR NGA VEHTJA DHE ME RRALE

    Përgjigju
  • Hinglateri: 10/08/2019 21:01

    Me 36 gusht kur te piqen rrushte

    Përgjigju
  • Cubi: 10/08/2019 20:13

    Mbaje me shkum o trap. Akoma i mban me genjshtra keta budallenj ti ore maskara?!???????????????????????????? Qenkan hajvan fare keta e vazhdojn ti shkojn ketij injoranti. Ky ne pushtet mundet nga 2033. Deri ateher do ti ket ardhur mendja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës