Basha: Gruaja ime ka kaluar COVID-in! Unë dhe vajzat jemi mirë! Kam folur me shtete që kanë marrë vaksina tepër që atë pjesë t'ia japin Shqipërisë (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Aurela e ka kaluar COVID-in. 

Në një komunikim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, Basha nuk rrëfen nëse ai e ka kaluar apo jo, por thotë vetëm se "ai, vajzat dhe prindërit janë mirë". Për këtë arsye ai ka bërë apel për qytetarët që të bëjnë kujdes, për veten, por veçanërisht për prindërit, që janë më të rrezikuarit nga COVID.

“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja, por e dimë që shumë njerëz po vuajnë, shifrat ishin shumë të larta. Kështu që të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Është detyra jonë, mos t'i harrojmë, por të marrim masat. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, tha Basha.

Në vazhdim të bisedës, për pandeminë, Basha ka zbuluar se ka pasur një bisede me komisionerin për Zgjerimin, Olivér Varhelyi. Ai tha se disa vende në Europë, por edhe Kanadaja, kanë rezervuar më shumë vaksina anti COVID, nga sa u nevojitet dhe sipas tij PD-ja ka nisur bisedimet me këto shtet që këto vaksina "të tepërta" t'ia sjellin Shqipërisë.

“Edhe në këtë situatë duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë para t’i dalë përpara të keqes.  Kjo është arsyeja pse më shumë prej dy javësh, edhe sot sapo shkëmbeva një bisedë me Varhelyi për çështjen e vaksinës. Sepse në një kohë kur bota ka marrë masa për blerjen e vaksinës, këtu kryeministri u mundua të shes një udhëtim luksi në Nju Jork sikur po shkon të marrë domate ta marrësh në treg, duheshin bërë rezervime, letra me kohë, Shqipëria është në të njëjtin nivel me Afganistanin.  Një sërë vendesh Europian,e por jo vetëm dhe Kanadaja,  kanë rezervuar për vendin e tyre më shumë vaksina se sa është e nevojshme dhe ju e dini që PD është pjesë e PPE, forca më e madhe në BE, dhe kjo më jep mundësinë të flas drejtpërdrejtë me disa nga udhëheqësit e Europës, përfshirë dhe  Varhelyi dhe pjesëtar të PE me të cilët fola para dy javësh dhe ministrin e jashtëm italian kur ishte këtu për të kërkuar të bëjnë gjithçka të ndihmojnë Shqipërinë. Ato vende që kanë bërë një porosi më të madhe se sa i duhet të kemi mundësinë që një pjesë prej tyre ta sjellim në Shqipëri dhe të fillojmë menjëherë pa humbur kohë për personelin shëndetësor dhe shkallë pas shkalle të gjithë personelit mjekësor sipas protokollit të OBSH”, tha Basha.

VIDEO/ Komunikimi me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 19/12/2020 21:46

    Kujt po i rruhet....

    Përgjigju
  • A. N.: 19/12/2020 09:36

    Vetem nqs flasim per 2023 sepse sot nga 2 doza qe duhen per person asnje shtet nuk ka teprica por ka mangesi ngaqe nuk arrihen te prodhohen ne kohe.

    Përgjigju
  • Mala: 19/12/2020 09:00

    Pake me i shpetuar shqiptaret me "tepricat-trella' qe mbesin ne fund te kalanices.

    Përgjigju
  • Biznesmeni: 19/12/2020 08:33

    Vaksinat ja siguroj une shqiperise falas ne vitin e trete te mandatit te katert te PD-se

    Përgjigju
  • E po shyqyr , shpetuam !: 19/12/2020 07:41

    Me ke shtet eshte llafosur ky ??!!! Kete s’e pyesin ne SHQUP , qenka llafosur me shtete !!

    Përgjigju
  • Ben: 19/12/2020 05:07

    Paska fol Luli me boten per te sjell vaksinen.Pash zotin,ku e gjeti Pd-ja kete kaqol?

    Përgjigju
  • Endri: 19/12/2020 03:57

    Sa me shume flet ky idiot aq me shume idiotlleqe thote

    Përgjigju
  • Dini: 19/12/2020 01:13

    Shko mor pallë! Ne duam Edin komandant. Ç’i duam vaksinat?!

    Përgjigju
  • WTF: 18/12/2020 23:37

    Europa nuk e ka aprovuar akoma dhe nuk ka se si te kete me shume vaksina se njerez. UK ka mundur te marre vetem 800 mije vaksina nga 20milion sepse po pret prodhimin. Ky nuk di as si te genjeje.

    Përgjigju
  • Bobi: 18/12/2020 23:16

    Lyli a i beson dhe vet atyre qe thua. Ti shalngjit hap gojen vetem per te ajrosur trurin, apo te dalin flajet nga sumcja?

    Përgjigju
  • Populli: 18/12/2020 22:45

    Ne ka injorant ne bote ky esht numri 1 po ku ka shtet vaksin teper vaksinay nuk jan te mjaftueshme per asnje shtet ky flet neper tume ky esht tap fare ne hashash ska faj se ne holland lejohet kurse gryaja e ktijt ka kalu dhe gjana te tjera jo vetem covidin

    Përgjigju
    • iliri: 19/12/2020 12:32

      o arber mos beso perralllat e BE-se.do vaksinohen te gjith por....me rradhe.shtetet e medhaja gjithmone do shohin interesin e vet ne fillim sic ndodhi dhe me furnizimin e maskave.lane ti cfar thot ky cop k@r shalnjgjituri se ate pune ka ai. ai duhet te dije te pakten cfar ben ajo shal hapura kur ky esht ne krye te detyres kur tregon perralla

    • Arbëri: 18/12/2020 23:07

      O vlla sot BE-a e tha se do ndahen edhe të në në Shqipëri, Kosovë e kështu me radhë nga BE-a sepse shtetet e mëdha kan porositur për t’i ndihmuar vendet në zhvillim që janë jasht BE-s ! E ky gënjeshtari lul injoranti u mundua që të merr mbi vete këtë lajm! Injorant i pa par ndonjë herë

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja