Basha s'tërhiqet nga bojkoti për 'Zgjedhoren' dhe refuzon thirrjen e SHBA-së: S'jemi fasadë

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në përfundim të protestës firmosi peticionin e artistëve për Teatrin Kombëtar dhe deklaroi për mediat se nuk tërhiqet nga bojkotoi te Reforma Zgjedhore.

"Partia Demokratike dhe Opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore pikërisht sepse duhet që një orë e më parë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia e jonë. Me atë që ndodhi me 17 maj Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces që pa besim nuk është asgjë. Opozita nuk mund të jetë fasadë, përgjegjësia është e Edi Ramës" tha ai.

Me deklaratën e sotme për të mos hequr dorë nga bojkoti Lulzim Basha refuzon thirrjet e SHBA-së, BE-së dhe vetë PPE-së, grupin e partive simotra që bënë thirrje për rikthimin e PD-së në tryezën e reformës zgjedhore.

Prononcimi i plotë i Lulzim Bashës
Opozita ka një qëllim, t’u japë fund menjëherë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama. Në funksion të këtij qëllimi ne kemi bashkuar sot gjithë forcat tona anë e mbanë Shqipërisë në një projekt ndryshimi, i cili merr jetë me votën e Shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm.

Edi Rama është investuar të ndalë rrugën europiane të Shqipërisë, është investuar të ndalë përpjekjet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe me 17 maj i ka provuar mbarë botës se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, me të mund të ketë vetëm dhunim të të drejtave të qytetarëve. Ndaj kjo i jep sot betejës tonë tash trevjeçare për zgjedhje të lira e të ndershme një apel kombëtar dhe ndërkombëtar të painjorueshëm.

Në ditët në vijim Partia Demokratike dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm me qëllim që synimi ynë i kahershëm për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë as ekonomi, as zhvillim, as punësim dhe as Europë, të realizohet një orë e më parë dhe t’u mundësojmë atyre t’i drejtohen kutive të votimit për të shporrur me një votë plebishitare dhe popullore një qeveri uzurpatore të institucioneve, një hajdut ordiner dhe një kriminel të faktuar para gjithë botës si i tillë me krimin e 17 majit, që do të përpiqemi me të gjitha forcat tona të jetë krimi i fundit i kësaj qeverie të babëzisë dhe korrupsionit.

Kur dhe si do të largohet Edi Rama? A do të uleni sërish në tryezën e reformës zgjedhore?
Partia Demokratike dhe Opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore pikërisht sepse duhet që një orë e më parë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia e jonë. Me atë që ndodhi me 17 maj Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces që pa besim nuk është asgjë. Opozita nuk mund të jetë fasadë, përgjegjësia është e Edi Ramës.

A e keni parë propozimin amerikan për sistemin zgjedhor?
Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor.

Propozim për sistem danez zoti Basha?
Jua dhashë përgjigjen.

Lista të hapura ju jeni dakord?
Ne do të jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, kryeministrit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve Edi Rama.

Ka një kërkesë nga Gjiknuri për zotin Bylykbashi dhe zotin Vasili për të shkuar në tryezë, do të jenë përfaqësuesit e opozitës?
Besoj përgjigjen e morët të plotë dhe shteruese nga ajo që ju thashë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tur: 21/05/2020 12:59

    o luli sa te kesh litarin ne fyt nga dora saliut nuk ke shance ose do2 vazhdosh rrugen dhe dretimin nga ai qe terheq litarin do te thote o do mbytesh ose me mire ik ne hollande pasaporten e ke dhe zhduku se edhe ne hollande te gjen saliu prandaj mos hudh vallen ne ate çorbe te trubullt se do mbytesh

    Përgjigju
  • Cubi: 21/05/2020 05:28

    Nga 7 vjet bojkot ka qen ky,ci duhet. Deri ne vitin 2033 aty ne bulevard e ka vendin.Rama me kete debil rron sa huta bardh!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Flori: 21/05/2020 01:20

    Gjete shkak o basha o legen qe te mos ndryshosh sistemin elektoral ,,legen,,kriminel..

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 20/05/2020 22:29

    Komisioni Politik per Reformen Zgjedhore eshte nje forum konsultativ, pa asnje tager vendimmarres. Vendimmarrja i takon paraprakisht Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore dhe perfundimisht Parlamentit me voten e e secilit prej deputeteve. Pyetja sot ne tavoline eshte: duan ta bejne Reformen Zgjedhore deputetet e Parlamentit Shqiptar?

    Përgjigju
  • Qimi: 20/05/2020 21:48

    o lul je ber meme si ata afrikan qe kercejn me arkivol ne krah. Kush te voton ty or lul edhe sikur edi te jepte dorheqen nga politika krejt ty ste voton kush dhe deri sa te jesh ti ne opozit me monin edi kryeminister do jet.

    Përgjigju
  • Aila: 20/05/2020 20:03

    Kush te voton ty o pleher ke per ta pare si do dalesh ne 2021

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër