Gjatë takimit elektoral në Durrës kreu i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij theksoi se Grida Duma është fituese në bashkinë e qytetit Bregdetar. Sipas sondazheve të PD vuri në dukje Basha diferenca mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos shtohet çdo ditë. 

Duma prezanton programin: Luftë frontale papunësisë 
Kandidatja e PD Për Durrësin Grida Duma ka prezantuar programin e saj për Bashkinë e Durrësit.

Duma ka premtuar për luftë frontale ndaj papunësisë dhe krijimin e tregut të punës.

“Në 4 viti misioni i tregut të punës do të jetë: Çdo familje së paku një të punësuar. Ky do të jetë problem deri diku i zgjidhur pas 4 vitesh. Ne premtojmë se do të hapim 15.000 vende pune”, është shprehur Duma.
 
Ndër pikat e propozuara nga Grida Duma është ulja e taksave 30 përqind, rikategorizim të taksave vendore dhe krijimi i një fondi për gratë në nevojë. 

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)