Basha hapi garën për FRPD/ Sekretari i Përgjithshëm i Forumit te ‘5 pyetjet’: S’ka zgjedhje para 11 dhjetorit! Në 25 prill presionoheshin numëruesit pse Këlliçi po merrte më shumë vota se kryetari

TIRANË- 11 dhjetori duket se është një ditë që do të përcaktojë fatin e të gjithë demokratëve, e në këtë vorbull përplasjesh është futur edhe FRPD-ja. Edhe këta të fundit presin pikërisht atë se çfarë do të ndodhë me Kuvendin Kombëtarë të partisë, për të hapur garën për kryetarin dhe strukturat e reja të Forumit Rinor, pasi vendimin e Lulzim Bashës, e quajnë nul.

Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari që ka konfirmuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv se zgjedhjet në FRPD do të bëhen brenda këtij viti, por pas 11 dhjetorit. Vendimi i Bashës për hapjen e garës, ai tregon se nuk ka qenë një “rrufe në qiell të hapur”, pasi Muçollari tregon se marrëdhëniet me kryedemokratin kanë qenë të krisura prej kohësh.

“Një pjesë e FRPD, delegatëve kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit të PD, kanë qenë nismëtarët e parë që kërkuan mbledhjen e Kuvendit, direkt pas përjashtimit të Berishës, Basha kërkon shkrirjen e FRPD, një hakmarrje. Nuk ishte rrufe në qiell të pastër, ne kemi pasur shumë padrejtësi, duke filluar nga 2017 ku institucioni jonë nuk u përfaqësua nga kryetari në listën e deputetëve, një pjesë e FRPD vinin nga forumi i Sokol Olldashit. Tani kryetari u përfaqësua, Këlliçi doli shumë mirë, nuk patëm një falënderim, pati diskutime si Belind Këlliçi merrte më shumë vota se kryetari i partisë, i vinte në një presion kaq të madh sa gati gati numëruesit i presiononin që të deformominin e votës.  Nuk e prisnim që absurdi të shkonte deri në atë pikë, ne kemi një status e një forum dhe nuk e zeron me një të rënë të lapsit.

Mandati i Kryesisë mbaroi në nëntor në vitin e kaluar, ne paraqitëm Bashës nevojën për të hyrë në proces zgjedhjet, në nëntor të 2020, Basha tha se forumi nuk mund të futet në zgjedhje para zgjedhjeve të përgjithshme, ishte dhe pandemia dhe vendosëm që zgjedhjet do të zhvillohen pas zgjedhjeve, menjëherë ne ishim gati, por ndodhur përjashtimi i Berishës dhe ne, e gjykuam që ta shtynim në një moment të afërm, por më vonë duke synuar që FRPD të mos e kthenim në një fushë betejë, zgjedhjet do të hapen pa më të voglin diskutim që zgjedhjet do të hapen shumë shpejt, por jemi në pritje të 11 dhjetorit”, tha Muçollari.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, numri 2 i FRPD-së tha se Basha para se të merrte vendimin, për të cilin thekson se shkon përtej kompetencave të tij, as nuk e mori mundimin që të ulej në një tryezë për të diskutuar me Kryesinë e Forumit.

“Basha të vinte në kryesinë e FRPD, do e vlerësonim fjalën e Bashës, Këlliçi ka kohë që thotë që duhet filluar procesi zgjedhor. Ai as na thirri, as nuk na njoftoi. Ne do të këmbëngulim që të mbrojmë çdo gërm të statutit” , u shpreh ai.

Nisur nga kjo, Muçollari tha se ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi sipas tij me vendimet e marra ka fyer dinjitetin e demokratëve.

“PD është në krizë, kush bën miopin nuk i shërben askujt, opozita duhet të jetë reale që nuk fshihet, Basha të mendojë dorëheqjen një orë e më parë, t’i japë fund kësaj marrëzie. Demokratët direkt pas humbjes së radhës, ishin shumë të hutuar, një pjesë prej tyre u larguan, në diskurs ishte mos ekzistenca e PD, dhe nuk dua t’i hyjë zgjedhjeve të 13 qershorit, ai ka marrë disa akte në kundërshtim me statutin, ti do të përballesh me të.

75% e delegatëve nga FRPD e kanë firmosur, dhe nuk e di se si një kryetar partie sulmon një organizatë vitale dhe sfumon një trup të rëndësishëm për PD, ka fyer dinjitetin tonë”, përfundoi numri 2 i FRPD-së.

Në 11 dhjetor, Muçollari thotë se shpreson rithemelimin e PD-së.

“Në 11 dhjetor, janë mbledhur mbi 60% e firmave, në 11 nëntor dorëzohen, përcaktohet axhenda për ndryshimet statusore, shpresoj që në 11 dhjetor të rithemelohet PD, të krijohet një parti model”, tha ai.

Lulzim Basha ka marrë vendim për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha urdhëroi thirrjen e proceseve zgjedhore, pasi mandati i tyre ka përfunduar. Posti i kryetares së LDGSH-së, mbahet me emërim që prej vitit 2012 nga Albana Vokshi. Kjo ka sjellë reagim të ashpër si nga një pjesë e të rinjve të FRPD-së por edhe të vetë Albana Vokshit, duke e zgjeruar luftën e Bashës, përveç se me Berishën, edhe në fronte të tjera. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja