Basha hoqi dorë nga tubimet/ Sekretari i LSI-së në Report Tv: Duhet të rakordohemi për protestat

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ishte i ftuar në studion e Report Tv pas konventës. Ai sot u emërua nga partia drejtues politik në Korçë, ndërsa në vendin e tij në Tiranë erdhi Përparim Spahiu, ish-deputet i Dibrës. Brahimllari shpjegoi lëvizjet, ndërsa në aksionin opozitar për 2020 nuk përjashtoi protestat, por më parë, theksoi sekretari i LSI-së, duhet një rakordim në frontin opozitar, teksa Lulzim Basha në dhjetor deklaroi se rruga e vetme për ardhjen në pushtet janë zgjedhjet duke hequr dorë nga protestat.

"Unë mbaja detyrën edhe për organizimin e LSI-së në Tiranë, tani këtë detyrë do ta mbajë Përparim Spahiu. Unë do merrem me koordinimin e qarkut të Korçës për të fuqizuar rolin e strukturave të LSI-së. Brenda LSI-së ka pasur debat për përmirësimin e punës organizative. Ne e fillojmë vitin me një konventë që është shumë e qartë për aksionin politik. LSI ka një axhendë të saj të fortë. Ne po hartojmë strategjinë tonë, që do të vijojë me Elbasanin, Korçën, Vlorën, etj.

Besoj se edhe kryetari i PD-së ka shpalosur alternativën e tij para disa ditësh që është në të njëjtën linjë. Nuk tërhiqemi nga kërkesa për largimin e Ramës dhe dërgimin e vendit në zgjedhje. Kjo patjetër bëhet me takime të koordinuara në terren, patjetër edhe me protesta, e cila në këtë fazë kërkon një rakordim të gjithë frontit opozitar. Protesta është një model, patjetër që të bërit opozitës përfshin edhe protestat" tha ai.

Pjesë nga intervista e Braimllarit për Report Tv
A ishte e pritshme për ju kjo lëvizje?
Po, është brenda funksionimit tonë, si drejtues apo si anëtarë. Unë si sekretar i përgjithshëm, por edhe si anëtar i kryesisë së LSI-së kemi bërë herë pas here organizime të tilla ku kemi deleguar nëpër qarqe të ndryshme për të fuqizuar edhe rolin e strukturave të LSI-së, por edhe për të qenë sa më pranë qytetarëve në këto qarqe, ajo çka është më e rëndësishme është që LSI-ja e fillon vitin më datë 4 janar me një konventë, ku edhe në fjalën e saj kryetarja e bëri shumë qartë propozimin e saj për aksionin e ardhshëm politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është fillimi i një dekade të re, ku fillimi i saj i prek strukturat e LSI-së duke u hapur ato, pra fjala kryesore dhe mesazhi që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dha sot ka të bëjë kryesisht me hapjen e LSI-së, ofrimin e LSI-së çdo pedagogu, çdo të riu dhe të reje, çdo intelektuali që ka dëshirë të promovojë idetë e tij me qëllim që ti shërbejë vendit, sot Shqipëria ka nevojë për një energji të re, sot Shqipëria ka nevojë për një frymë të re.

Sot Shqipëria ka nevojë për shpresë dhe shpresa kthehet duke krijuar ekipe gjithëpërfshirëse, ekipe që hapen në këtë drejtim dhe që ofrojnë të gjithë faktorët e aktorët, të cilët duan të shërbejnë vendit. Kjo sot është më e rëndësishme për ne. Pra LSI ka vendosur të hapë strukturat e saj në këtë drejtim duke i bërë gjithëpërfshirëse, me qëllim që të jetë sa më pranë qytetarëve. Jo vetëm me këto struktura që deri më sot kanë përfaqësuar LSI-së, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Pra në 15 vite LSI kanë sjellë një risi të jashtëzakonshme në klasën politike shqiptare. Të mos harrojmë që LSI është forca e të rinjve, pra promovimi i të rinjve në LSI është thelbi kryesor, qoftë e kryetarit që ka qenë më parë, të zotit Meta, por edhe të zonjës Kryemadhi, ka në fokus kryesor promovimin e të rinjve. Ashtu sikurse unë kam ardhur nga strukturat e rinisë dhe sot jam Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, por ne e kemi përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe në Parlament, me shumë të rinj, por edhe me këshillat bashkiakë. Pra fokusi dhe linja kryesore është përfaqësimi i të rinjve dhe i gruas në parti. Nga ana tjetër një pjesë shumë e rëndësishme të Kryetares së LSI-së, që ju e ndoqët drejtpërdrejtë, ka të bëjë kryesisht me hapjen e LSI-së për sa i përket figurave të reja, duke filluar nga profesorë të rinj, të cilët janë shumë të talentuar dhe dëshirojnë të japin kontribut në politikë bërje, të japin kontribut në hartimin e politikave të cilat do të shërbejnë për të ngritur shpresën në vend.

Në bazën e këtyre opinioneve dhe mendimeve që vijnë si rezultat i takimit të kryetares së LSI-së të drejtë për drejtë me qytetarët por dhe strukturave të LSI në terren, ne po hartojmë strategjinë tonë e cila filloi sot kryesisht më Tiranën dhe do të vazhdojë Elbasanin, Korçën, Beratin, Fierin, Vlorën dhe gjithë qarqet e tjera në ditët në vijim. Qëllimi kryesor është që ky vizion i funksionimit të LSI të jetë i prekshëm për qytetarët. Një parti politike nëse nuk e ka vizionin e saj të qartë dhe të prekshëm për qytetarët asnjëherë nuk do të bëhet realitet. Sot kryetarja e LSI i bëri thirrje çdo qytetari, çdo intelektuali, çdo profesori të ri, çdo të riu dhe të reje që ka studiuar jashtë të rikthehet dhe të japi kontributin maksimal sot LSI është e hapur për këdo i cili ka dëshirë që të japi kontribut dhe të hedhë ide në shërbim të një kauze kombëtare  që është ngritja e shpresës, rikthimi i besimit në vend që të rinjtë të kthehen në vend dhe ekonomia të eci përpara pa dallim bindje politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O miu haleve: 06/01/2020 12:09

    U KOMENTU U KOMENTU U KOMENTUA O IDJOTI LER ME 2 KLAS SHKOLL O SHOLL GOMARI KOMPLET RRRROT

    Përgjigju
  • Miu haleve: 05/01/2020 18:29

    U komentua o mi halesh u komentua akoma ske zon men ti o karri jem.

    Përgjigju
  • BRAHIMKARRI: 05/01/2020 18:28

    O brahim o vrim po kur bo dhe ti politik o hipolit mos ngelt njeri në Shqipri pa bo politik o brahimka**i simpatik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja