Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura

Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura

Lulzim Basha, gjatë takimit të sotëm me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë

Kreu i Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot (25 janar) një takim me strukturat drejtuese të këtij grupimi politik, në të cilin është diskutuar lidhur me mënyrën se si do shkohet në zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Basha shprehu bindjen se strukturat drejtuese të Demokratëve Euroatlantikë do të jenë në mbështetje të një ekipi vlerash anembanë vendit, të cilën e shohin politikën si shërbim ndaj qytetarëve jo si vetëshërbim ndaj kastës së vjetër të tranzicionit.

Më tej lideri i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen pa kushte për drejtësinë dhe kandidimin me lista të hapura, si një garanci për një Shqipëri që meriton më shumë.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

“Shqipëria meriton më shumë, me këtë bindje do shkojmë në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo derë, për të shpalosur programin tonë për zgjedhjet e 11 majit. Strukturat drejtuese të Demokratëve Euroatlantikë do të jenë në mbështetje të një ekipi vlerash anembanë vendit, që e sheh politikën si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon shqetësimet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për kastën e vjetëruar të tranzicionit, që ka varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë. Plani ynë konkret për Shqipërinë, mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, demokratizimi dhe hapja e sistemit politik përmes listave të hapura, si dhe mbrojtja dhe promovimi i orientimit euro-atlantik të vendit, janë kontrata jonë me qytetarët shqiptarë që kërkojnë ndryshim, e jo riciklim. Shqipëria meriton më shumë!”

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve

VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve