Kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha ka artikuluar sot për herë të parë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kryesia e PD-së pas mbledhjes ka dalë me tre kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
Tre propozimet e Bashës ishin që të garantohen zgjedhjet e lira me një qeveri tranzitore, që PD të bëhet barrierë për moslejimin e zgjedhjeve fasadë, ndërsa u mandatua edhe për negociatat me partitë e tjera opozitare. Kështu pas nëntë protestave para Kryeministrisë dhe Parlamentit, opozita ka nisur negociatat për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Pasdite në orën 17:00 është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD-së për të thënë fjalën e fundit mbi pikat e miratuara nga Kryesia. Ndërkohë që LSI-ja ka mandatuar Monika Kryemadhin për të negociuar me Bashën.
KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE VENDOSI T’I PROPOZOJË KËSHILLIT KOMBËTAR:
1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
2. Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
-
Qente e rrahur mblidhen per te kerkuar garanci per zgjedhjet
Përgjigju -
Kam than une krriç vesh gjate ka me mbet ky culli im Bashe.
Përgjigju -
U Bashe o Toç mbaje me shkumbe. Mer ate te Noc Rrokut tani. Me merite ta kapi vendin tat Rudina Hajdari.Kryetare e nderuar e Grupit parlamentar.
Përgjigju -
Tashme vendi ka Opozit eshte ne parlament
Përgjigju -
Debil i lindur,i pashprese,nje deshtak i neveritshem.
Përgjigju -
C'fare pafyresie,o Zot!
Përgjigju -
Me i pafytyre e me sharlatan njeri,pasi beri cmos neper bote te shaje e te nxije Shqiperine,pasi krenohet qe Holanda e degjoi,pasi ka 3 muaj qe cirret e uleret se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen Kryeminister,vjen nje dite e ben nje pacavure me Monen me kerkesa injorantesh e si pafytyre qe eshte po thote do hyje ne zgjedhje,hy se ate te Rrokut do marresh.
Përgjigju -
Rri si shit nashi!
Përgjigju -
Ik te xhaxhi Rama si sorkadhe tashi
Përgjigju -
Filloi Luli duke u lekundur si ne kohen e cadres por megjithate sa kot ben kakardhia se do te futesh si ceco pa nje e pa dy dhe vete do ikesh ne te semes
Përgjigju -
Ultimatumet e sateme,o debil po ta merr Rudina partine dhe akoma nuk po e kupton. Po nuk u fute ti futet ajo,po pastaj cfare do besh?
Përgjigju -
3 kushte qe do te thote do futemi nga halli
Përgjigju -
Hahahahahahaha sa kokloqe që je o Basha, në fund të fundit pranove si legen të hysh në zgjedhje.
Përgjigju -
Zgjedhjet i takojne elektoratit o rryp kaishi,partite kujt ja mbane paraqete kandidate. Mos u shtire si budalla dhe na ve kushte,si te duket vetja? Boll na çave koken si ato femijet tekanjoze;e di qe ke ca llogari me organet e drejtesise,per tradheti,vrasje dhe vjedhje e korrupsion......
Përgjigju-
Hajbe kryetar brodhe si lolo dhe ku ishe as gjekundi y trap
-
Turp, U tallet me popullin Paloka duhet te largohet, sipas deklarates
-









Komente
Komento