Basha mbyll protestën gjysmë ore më herët: Me Ramën s'ka Evropë! Bllokimi i rrugëve, sakrificë për të ardhmen

Gjysmë orë më para nga sa kishte paralajmëruar nga protesta dy orëshe, kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbylljen e tubimit, që e quan mosbindje civile përmes bllokimit të rrugëve. 12 akset kryesore në vend u liruan rreth orës 19:30, në protestën e nisur prej orës 18:00.

Basha tha se protesta ishte një mesazh se kryeministri Edi Rama duhet të iki. Me Edi Ramën nuk ka Evropë, tha Basha - por vetëm krim, drogë, pasiguri dhe papunësi.

"Nuk ka asnjë hap pas, por vetëm hapa para në betejën për demokraci. Mirënjohje të veçantë mijërave automobilistëve që janë bashkuar me protestën tonë. sic janë bashkuar me qindra mijëra qytetarë të tjerë, jo thjesht të ndalur në trafik në këtë akt të paprecedentë në historinë tonë të lirisë dhe pluralizmit, por të vendosur si ju, që përmes solidaritetit me protestën, e gjithë Shqipëria e bashkuar sot çon një mesazh të qartë, Rama ik! Rama ja mbylli sërish dyert Evropës. Unë e di që këtu në protestë janë bashkuar hallet dhe problemet e qindra dhe mijëra të rinjve, nga Elbasani dhe anembanë Shqipërinë, që sot jetojnë në kohë më të pasigurta", tha Basha.

Basha këmbënguli sërish se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore. "Bllokimi i rrugëve është një sakrificë, por një investim për të zhbllokuar rrugën drejt punësimit dhe sigurisë"  -  tha Basha.  

"Sot është e qartë, me Ramën nuk do të ketë siguri, zhvillim, punësim dhe Europë. Ka vetëm krim, drogë, pasiguri dhe çpunësim masiv. Shqipëria po përjeton ditët më të zeza që pas daljes nga diktatura. U vërsulen si çakej duke rritur çmimin e naftës që duhet të shkonin për mjekët dhe infermierët. Edi Rama e ka vulosur vetë fatin e tij 'Rama ik', nuk ka forcë në tokë që e shpëton. Ne jemi bashkë për të celur ditën e re të shpresës për Shqipërinë, te një e nesërme ndryshe, ku ligji është i barabartë për të gjithë. Jo vetëm që duhet të largohet Rama, do i japim fund makthit ekonomik dhe varfërisë, por do i japim rinisë perspektivën e Shqipërisë si gjithë Europa. Në këtë vend mungon ligji, kushtetuta, gjykatat dhe një qeveri e dalë nga votat e qytetarëve. Sot shqiptarët rreth opozitës janë shumica e re politike dhe morale në vend. U jap fjalën se jemi bashkë jo vetëm për një rotacion politik, por për t'i dhënë fund tranzicionit dhe për të hapur bashkë derën e Shqipërisë si gjithë Europa. Pa zgjedhje të lira nuk mund ti japim fund mjerimit. Ne bëmë realitet rrugën, sikur do të bëjmë realitet projektet e tjera. Disa prej vendeve anëtarë kanë marrë hapat për të na rikthyer vizat. U them miqve europianë mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do i heqim vizën Ramës. Mirënjohje për gjithçka keni bërë, beteja vijon, në 30 qershor nuk do të lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet, farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, nuk do të lejojmë. Proces për të kapur peng bashkitë, kjo ditë nuk do të gdhijë në 30 qershor, do të jetë dita për të përcaktuar një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe parlamentare me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Vetëndërgjegjësimi për mosbindjen civile për bllokimin e rrugëve është investim për të zhbllokuar rrugën drejt sigurisë, punësimit dhe çlirimin  nga frika dhe pasiguria. Askush nuk mund të jetë Zot në shtëpinë tuaj, veçse ju", u shpreh kryedemokrati.


Lajmi kryesor:

Opozita bllokon rrugët 2 orë, Basha: S'ka 30 qershor! Të caktohet datë tjetër për lokalet dhe të parakohshmet /VIDEO


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës