Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sërish sot te protesta e banorëve të Astirit. Basha tha se projekti për ndërtimin e Unazës të Madhe të Tiranës është një aferë kriminale dhe korruptive.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut. Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt. Këtë javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Dukej sikur kjo betejë nuk do fitohej, se Rama suli gangsterët. Por qytetarët i duruan të gjitha. Akte të tilla korruptive, si ky që zhvendos lumin e Lanës, ndaj kjo betejë është simbolike.
Lajmi kryesor:
Dita e 51-të e protestës së banorëve te Unaza e Re/ Basha: Aferë kriminale, u devijua lumi Lana për ish-trafikantin, mikun e Ballës











