VIDEO/ Basha me demokratë të Njësisë 2 në Tiranë: Do bëj opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve! S’mund të mbetemi peng i hallit të Sali Berishës

Lulzim Basha në një takim të zhvilluar me një grup anëtarësh të PD të Njësisë nr. 2 në Tiranë është shprehur nuk do të behet kurrë pjesë e baltosjes, duke iu përgjigjur kështu sulmeve të Sali Berishës.  Basha shkruan se PD s’mund të mbetet peng i hallit të Sali Berishës.

“Me shumë kënaqësi i’u përgjigja ftesës për një kafe nga një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre dhe këtë do të bej me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike. Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime. Sepse rruga që kalon përmes politikës së vjetër të baltës, akuzave dhe banalizimit të çdo debati publik na mban në vendnumëro dhe nuk mund të sjellë kurrë ndryshim për njerëzit. Unë bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Dhe ishte gjëja e duhur. Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët. Prandaj e ndjej për detyre t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë e vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë”, shkruan Basha në Facebook.

 Ai iu rikthye politikës aktive pas zgjedhjeve të 14 majitndërsa turi i takimeve shihet edhe si shenjë e ambicies për të rimarrë drejtimin e parties demokratike, që pas dorëheqjes së Alibeajt, nuk e ka një kryetar të ri. Tre ditë më parë ish kryedemokrati Lulzim Basha dha sinjalin e rikthimit të tij në politikën aktive pas takimit që zhvillloi me të rinj demokratë, ku la të kuptohej se e konsideronte mundësinë që të kandidonte për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.  Gjatë fjalës së tij, Basha foli për 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare, kufizimi i mandatit të kryeministrit, listat e hapura të deputetëve dhe vetting të politikanëve. Ndërsa pyetjes së të rinjve për mundësinë që të kandidonte si kryetar i PD-së, Basha zgjodhi t'i shmangej, por as nuk e mohoi. 

Pas dorëheqjes së Alibeajt, Gazment Bardhi u zgjodh kreu grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë një mbledhje urgjente, 19 deputetët që ishin të pranishëm në mbledhje, votuan pro emërit të Bardhit, mes tyre edhe Lulzim Basha. Pas mbledhjes që grupi parlamentar zhvilloi ditën e sotme, deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat u shpreh se do të niste tur dëgjesash me demokratët në vend. Ndërsa sa i takon pyetjes nëse do të marrë pozicionin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se është në fazë konsultimesh. 

Nga ana tjetër Sali Berisha nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për humbjen e thellë të opozitës më 14 maj, megjithatë zërat brenda grupit të tij që po shohin nevojën për reflektim e deri në një lidership të ri, kanë nisur tashmë të shprehen publikisht.  Për mundësinë e rikthimit të Bashës si kandidat për kreun e PD-së, Sali Berisha tha se ish kryedemokrati bën çfarë t’i thotë kryeministri Edi Rama.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naku: 27/05/2023 16:23

    shume mire ben. opozita ka nevoje per njerez te rinj.

    Përgjigju
    • Yp Xhixhi: 27/05/2023 19:55

      Ky është plak or tej. Lyen flokët po Saliu e pruni këtë analfabet aritmetik

  • turi: 27/05/2023 16:10

    ka mbetur pa leke e mendon te na rrjepe,,,po ik o hajvan..kush ka nge te merret me ty....

    Përgjigju
  • Uilas: 27/05/2023 12:53

    Ligjeroi ligjeroi po gje s'degjum vetem muzike prekese. Filloi spektaklet ky

    Përgjigju
  • miku: 27/05/2023 12:20

    Po ik re qole se le nom

    Përgjigju
  • tironci: 27/05/2023 12:11

    po ku je o lul djali erdhe ti na plasi kari yyyyyttt

    Përgjigju
  • Loran sheshu: 27/05/2023 11:53

    Paska harxhu lek hajduti per efekte e montazh te videos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar