TIRANE-Strukturat e PD-së në kryeqytet kanë organizuar një ndeshje futbolli bamirësie për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Kryedemokrati ka postuar fotot në Facebook, ndërsa shkruan se nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t'iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas fanellave të ekipit të degës nr. 5 të PD-së në Tiranë shkruhej 'Rama ik'.
"Sot paradite në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës. E organizuar për qëllime bamirësie,nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t'iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit" shkruan Basha.
Lideri demokrat, i shoqëruar nga Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe anëtarë të tjerë të strukturave e kanë ndjekur ndeshjen në kalçeto nga shkallët e tribunës së improvizuar.