‘Rrugë të lëna rrugëve’, Basha: Rama i frikësuar, fshihet pas thashethemeve pa vlerë! Nuk mund të krahasohet me ne

Deklaratat e  Kryeministrit Edi Rama nga aeroporti i Kukësit, i cili u shpreh se çdo gjë që ka nisur gjatë qeverjes së saj, Partia Demokratike i ka lënë rrugës,  Lulzim Basha i sheh si një përpjekje e kreut të qeverisë për të  mos dhënë llogari para shqiptarëve.

Në një komunikim me gazetarët këtë të shtunë, Basha deklaroi se Rama, i cili nuk ka shtruar asnjë kilometër rrugë, nuk mund të bëjë një krahasim me qeverinë e vjetër.

"Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite. Ka premtuar 300 mijë vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi. Shqiptarët e dinë se kanë përballë një gënjeshtar kronik, që u ka kushtuar qytetarëve shumë jetë. Lëviz nëpër Shqipëri si pushtues, i pasigurtë nga shqiptarët. Një njeri që për 8 vite nuk ndërtoi asnjë km rrugë nuk ka cipën që të krahasohet me rrugët e bëra në të shkuarën. Ai përpiqet të largojë vëmendjen e asaj që do të vijë më 25 prill. Është njeriu që vazhdon të vjedhë. Nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të gënjejë dhe të shpifë në prag të largimit" - tha Basha.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, duke folur nga Kukësi, kryeministri ka shprehur kritika të forta mbi PD-në duke filluar që nga ndërtimi i rrugës së Kombit si dhe atë të aeroportit të qytetit verilindor.

"Do të ndodhë me Shqipërinë e njëjta që ndodhi me rrugën e Kombit. E cila është e vetmja vepër e nisur nga ata që duan të rikthehen në krye të vendit me njëfarë ideje që të bëhej një vepër e standarteve më të mira. Edhe ajo rrugë e cila u inagurua për zgjedhje dhe u përurua me tantane si të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe jo thjesht hapje e tunelit ndërkohë që as ajo nuk ishte përfunduar. U la rrugëve në një situatë që filloi të degradojë. U la në në një situatë ku filluan të rrëshkisnin gurët. U kthye në burim aksidentesh. Çfarë po ndodh me rrugën e kombit. Është një ndryshim cilësor. Shikoni se çfarë vepre inxhinierike po merr formë përfundimtare në nyjen kryesore" tha Rama.

Gjithashtu kryedemokrati u shpreh se në Kukës, ka mbetur vetëm 1/3 e popullsisë, pasi pjesa tjetër është larguar për faj të kryeministrit Rama. Ndër të tjera në komunikim me gazetarët, Basha preku dhe pjesën e pandemisë së koronavirusit.

Ai deklaroi se ka ndjekur situatën gjatë 24 orëve të fundit për të cilën tha se sistemi është në kolaps. Basha deklaroi gjithashtu se u angazhua me 4 raste të afërmish me COVID.

“Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP” -tha Basha ndërsa theksoi se mungesa e testimeve është  përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se mund të bëjë koalicion me partinë e Jozefina Topallit, Basha nuk preferoi që të japë një koment. Ai tha se pyetjet lidhur me këtë çështje tu drejtohen atyre.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Kryemadhi tha se mirëpret Topallin në koalicion, Basha shmang komentin: Pyesni aleatët për deklaratat e tyre

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se mund të bëjë koalicion me partinë e Jozefina Topallit, Basha nuk preferoi që të japë një koment.

Ai tha se pyetjet lidhur me këtë çështje tu drejtohen atyre.

"Komentet për aleatët drejtojani aleatëve ndërsa PD ka 2 vite në terren që shpalos platformën e saj. Ndryshe nga i mori vesh dhe nga i kopjoi Rama propozimet tona për heqjen e taksave për taksën 9 përqind. Ju e dini se prej vjeshtës së vitit 2018 PD është në terren. Programi ynë ekonomik ka shpalosur zgjidhje për papunësinë e varfërinë. Vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë tonë. Janë ata kilometra pas nesh. PD përmes një dialogu me qytetarët ka prekur problemet e vërteta dhe u ka dhënë zgjidhje realiste" - tha Basha.

Ora 13:20
Basha: Në Kukës jetojnë vetëm 1/3 e popullsisë! Rama nuk ka ndërtuar asnjë km rrugë, nuk mund të krahasohet me ne

Basha gjithashtu kishte dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit Rama nga Kukësi mëngjesin e sotëm (31 tetor). Ai tha se në Kukës jetojnë vetëm 1/3 e banorëve ndërkohë që pjesa tjetër është larguar. Basha deklaroi se Rama, i cili nuk ka ndërtuar asnjë kilometër rrugë, nuk mund të bëjë krahasim me qeverinë e vjetër.

"Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite. Ka premtuar 300 mijë vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi. Shqiptarët e dinë se kanë përballë një gënjeshtar kronik, që u ka kushtuar qytetarëve shumë jetë. Lëviz nëpër Shqipëri si pushtues, i pasigurtë nga shqiptarët. Një njeri që për 8 vite nuk ndërtoi asnjë km rrugë nuk ka cipën që të krahasohet me rrugët e bëra në të shkuarën. Ai përpiqet të largojë vëmendjen e asaj që do të vijë më 25 prill. Është njeriu që vazhdon të vjedhë. Nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të gënjejë dhe të shpifë në prag të largimit.

E gjithë kjo sjellje e tij, ka vetëm një qëllim të mos japë përgjigje për pyetjet që shtrova në këtë konferencën për shtyp. I arratiset pyetjeve nga Kukësi e në Bejrut. po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e të mos japë llogari para shqiptarëve që i ka lënë në mëshirë të fatit. Më 25 prill kjo do marrë fund. Do hetohet dhe korrupsioni me rindërtimin. Nëse nuk do kishin pasur fokus vjedhjen, shumica e dëmeve do ishin riparuar.  Nëse ka një shpresë që rindërtimi të bëhet siç duhet është largimi i Ramës më 25 prill. Hajdutët e rindërtimit të vihen para drejtësisë. Do i ndjekim hap pas hapi”, deklaroi Basha" - tha Basha.

Ora 13:15
Basha: Në 24 orë kam parë sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor! Përgjegjësi e një njeriu që refuzon të marrë 4 hapa minimal

Në një komunikim me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka ndjekur situatën e koronavirusit në vend. Ai u shpreh se u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.

“Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP” -tha Basha ndërsa theksoi se mungesa e testimeve është  përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.

"Që të marrësh informacion të vërtetë se në c’gradë është infeksioni, duhet së paku gjysmë dite, pasi ke rezultuar pozitiv për të marrë protokollin e duhur. në të katër rastet që kam ndjekur, tamponimi as që bëhet fjalë nga instancat shtetërore. 4 raste vetëm në 24 orë. Dhe po të shohim shifrat e shpallura ditën e djeshme, kanë përpjekje për të fshehur tendencën rritëse. Janë raportuar vetëm 319 raste të reja, dhe kjo shifër nuk përfshin rastet e reja që as nuk tamponohen e as nuk deklarohen. Dje iu lexova një mesazh nga një zotëri në Korcë, që thoshte se iu deshën 10 ditë për të bërë tamponin ndërsa bashkëshortes ia kanë refuzuar. E gjitha kjo është përgjegjësi e një njeriu të vetëm që sërish refuzon të hedhë 4 hapa minimal. refuozn të rrisë nr e testimeve, me rritjen e numrin do të mund edhe të evidentojmë të infektuarit mes nesh, dhe pasi ti evidetojmë të marrim masa për të ndërprerë zinxhirin. Kjo mban kurbën nën kontroll. Mungesa e testimeve, përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën. Thanë që nuk kanë mundësi të kryejnë tampone të dyta.

Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor. Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve, përgjegjësi personale e Edi Ramës. Nuk ka mjaftueshëm tamponime. Numri i vdekjeve reale është më i lartë se shifrat e raportuara. Nuk kanë marrë asnjë masë. Bëjnë numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Europë. Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve. E gjitha kjo bëhet jo për të kursyer lekët e qytetarëve. Pse nuk rrit numrin e infektimeve. Pse nuk paguan si çdo vend tjetër. Refuzon të përgjigjet pse hap para kamerave disa herë spitalin COVID 3 dhe nuk e hap asnjë ditë për pacientët. Në kohë pandemie vazhdon të vjedhë taksat e shqiptarëve dhe tani vendos që të seleksionojë pacientët që do të trajtohen. Ku e gjen këtë të drejtë. Nuk ka asnjë justifikim tjetër për këtë kolaps. Sot duhet me urgjencë të merren masat që sistemi të mos kolapsohet. Të gjitha spitalet duhet të kenë mbrojtjen dhe të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme. Duhet rimbursimi i plotë i paketës së ilaçeve. Sot kam një thirrje për të" - tha Basha.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qwreft: 31/10/2020 19:51

    Rama ka nje te keqe qe han pak teper m**. Po per pune ki inatin e foli hakun. Rama asht punetor dhe njerì me plot me ambicje

    Përgjigju
  • Lule: 31/10/2020 17:58

    As nuk mendon njeri tju krahasoje, sa krahasohet nata ne diten. Po ti i gezofsh ca ke marre se me mire se ti sja ben njeri fushaten rames.

    Përgjigju
  • dulja: 31/10/2020 14:49

    PO me ju te Pedes nuke krasohet se mbi kurrizin tuaje mbane 97 ,21 janarin Gerdecin ate rruge qe e vodhe ti hajdute ,e shume te keqia te tjera qe i bete keti vendi

    Përgjigju
  • Endri: 31/10/2020 14:25

    Mos u merzit atehere o hajdut me buzeqeshje. Syte i kemi ne balle dhe shohim. Edhe voten do ja japim atij qe pune. Keshtu qe ti mund te flesh edhe per kater vite te tjera

    Përgjigju
  • Ohhh: 31/10/2020 13:40

    Nuk e imagjinoj dot cdo ndodhte po te ishte ne krye te vendit ky PDh-ist me Monen bashke per menaxhimin e Termetit dhe Korones. Nard Ndoka min shendetsie me Pec pisllikun ....

    Përgjigju
  • Kacidhe: 31/10/2020 13:33

    Lulush bibilush ... hiqe bibironin Gjino!

    Përgjigju
  • Lul populisti: 31/10/2020 13:15

    O Pinok hajdut e non-kompetent..,po ju me PD e komunistave që u bënë miliarderë..,e katandiset Shqipninë në këtë gjendje..Rama ka bërë punë kolosale..për t'a ringjallur

    Përgjigju
    • Europ: 31/10/2020 15:08

      Cufo cufo o gjumash, shkon ne shkolle avash avas.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!