Kryemadhi tha se mirëpret Topallin në koalicion, Basha shmang komentin: Pyesni aleatët për deklaratat e tyre

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se mund të bëjë koalicion me partinë e Jozefina Topallit, Basha nuk preferoi që të japë një koment.

Ai tha se pyetjet lidhur me këtë çështje tu drejtohen atyre.

"Komentet për aleatët drejtojani aleatëve ndërsa PD ka 2 vite në terren që shpalos platformën e saj. Ndryshe nga i mori vesh dhe nga i kopjoi Rama propozimet tona për heqjen e taksave për taksën 9 përqind. Ju e dini se prej vjeshtës së vitit 2018 PD është në terren. Programi ynë ekonomik ka shpalosur zgjidhje për papunësinë e varfërinë. Vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë tonë. Janë ata kilometra pas nesh. PD përmes një dialogu me qytetarët ka prekur problemet e vërteta dhe u ka dhënë zgjidhje realiste" - tha Basha.


Lajmi kryesor:

‘Rrugë të lëna rrugëve’, Basha: Rama i frikësuar, fshihet pas thashethemeve pa vlerë! Nuk mund të krahasohet me ne


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion