Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takime elektorale në Lushnjë, Bathore (Kamëz) dhe në Divjakë. Nga Lushnja ku është takuar me qytetarët kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi që me votën në 21 qershor të majtë e të djathtë të largojnë bandat e drejtuara nga Tushe – Rama që po përvetësojnë paratë e qytetarëve në projekte korruptive, ndërsa qytetarët vuajnë për bukën e gojës.
 
 “Me votë do i shporrim bandat nga Lushnja, do ta çlirojmë arkën e qytetit, me votë do u japim mundësi qytetarëve të Lushnjës të qeverisen hallet e tyre, të zgjidhim problemet tuaja, të investojnë sipas prioriteteve tuaja. Puna dhe punësimi në radhë të parë, puna dhe respekti për ju, dinjiteti juaj, këto janë prioritetet e Dariel Xhindolit, kjo është vula e fitores së tij.”
Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ndal dhe në Divjakë, aty u përsëriti fermerëve se vota për 21 qershorin perkthehet në ulje të cmimit për energjinë, ulje taksash etj.
 

Basha u ndal dhe në Divjakë, në takim me  fermerët  ku theksoi se është dita e ndëshkimit me votë të mashtrimit dhe hapjes rrugë të ofertës së shpëtimit që propozon Partia Demokratike.

"Ku janë premtimet për 300 mijë vende pune, ku janë premtimet për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, për lëndët e para, për çmimin e naftës. Për një vit zhdukën 800 milionë lekë me një skemë të pashembullt abuzivizmi e korrupsioni, privatizimi i Lagunës për interesat e xhepat e tyre. Vota popullore e 21 qershorit është ligj, ligj për të ulur çmimin e energjisë, ligj për të ulur taksat, ligj për t’u ardhur në ndihmë fermerëve"-u shpreh Basha
 
 Ndërkohë Në Bathore, kryetari i Partisë Demokratike Basha theksoi se punësimi është prioriteti kryesor i Partisë Demokratike dhe i kandidatëve të saj. 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)