Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka shkuar në Shkozet ku është takuar me banorët banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit. Ndërkohë sipas Bashës këta banorë edhe pse kanë kaluar dy muaj nuk e kanë marrë ende bonusin e qiras.

Sipas banorëve pallati i tyre është i dëmtuar i gjitha por sipas tyre bashkia, pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda. Për kryetari  e opozitës, kjo është një  situatë pasigurie tek njerëzit 2 muaj pas tërmetit dhe është fatura e dështimit dhe e propagandës së qeverisë.

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dismensionin e tretë të krizës.

E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor,  lëvrohen 150 milionë dollarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”, tha Basha.

Lulzim Basha ishte edhe në Sukth, ku u shpreh se "Po ju them ata 24 të shkretë që humbën jetën në Thumanë është fajtor shteti. Kjo neglizhencë ka vetëm një emër, korrupsion. PD-ja po e ngre zërin, ka ardhur koha edhe ju, ne do të na keni në krah dhe në mbështetje" tha ai.