Basha: Shqipëria ka ngelur njësoj si trafiku në Unazën e Re

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gratë në Tiranë. Basha tha se zonjat e zonës së Unazës së Re ёshtё simbol i asaj qё ka ndodhur me gruan shqiptare këto 8 vite. Ai u shpreh se ndryshimi që do vij në 25 prill, është dinjiteti që do sjell për gratë e Shqipërisë dhe për çdo sektor të ekonomisë shqiptare.

“Në fakt kёtё e ndjej nё çdo takim qё kam bёrё me gratё, por nё takimin me zonjat e unazës sё re vjen edhe mё natyrshëm sepse ato 400 ditё betejё jemi pёrpjekur dhe jam pёrpjekur qё tё qёndrojёpranё jush me mish e me shpirt, me mendje me zemrё dhe fizikisht dhe dua tё them se ajo qё ka ndodhur me  gratё, me zonjat, me vajzat e “Unazёs sё Re” ёshtё simbol i asaj qё ka ndodhur me me gruan shqiptare kёto 8 vite. Vetё ajo qё ka ndodhur me “Unazёn e Re” ёshtё simbol me atё qё na ka ndodhur neve si vend dhe si shoqёri. Ju folёt pёr trafikun pёr bllokimin, pёr pluhurin qё ёshtё njё kёrcёnim pёr jetёn tuaj dhe shёndetin tuaj. Po kёshtu siç ka ngecur trafiku nё Unazёn e Re, prej vitesh. Kështu ka ngecur Shqipëria vendnumëro. Një nga shtyllat kryesore të programit tonë, është që këtë forcë, këtë fuqi, ta kthejmë në një energji për të zbatuar planin tonë, për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve dhe në veçanti, për të zhdukur diferencat, hendekun që është krijuar në punësim, në paga, në mirëqenie, në dinjitet, midis burrit dhe gruas shqiptare. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët, që nga problemi i punësimit jo sipas kualifikimit. Ke një kualifikim për t’u patur zili në Europë, inxhiniere fizike apo problemi i moskompensimit për të përndjekurit apo për pronarët, apo problemi i mbivendosjes apo vjedhjes së pronave. Problemi i mungesës së infrastrukturës, ndërkohë që taksat janë më të lartat që janë paguar ndonjëherë në këtë qytet dhe mungon infrastruktura minimale. Të gjitha këto probleme kanë dhe do të marrin zgjidhje përmes një plani të hartuar me kujdes nga ekspertë. Do duhej një kohë e gjatë për tu marrë me secilën prej tyre veç e veç, por ajo që i bashkon, i lidh të gjitha zgjidhjet është një qeverisje e cila nuk vjen me premtime, premtime boshe që i bën sot për të marrë votën dhe nesër i braktis. Por vjen me ekspertizë dhe me plane të gatshme për tu zbatuar, nga ekspertët më të mirë që ka ky vend dhe me ndihmë ndërkombëtare. Ne jemi në tratativa me institucionet europiane, me universitetet Europiane për të nisur kualifikimin e rinisë shqiptare, në mënyrë që të qëndrojë këtu, të punojë këtu, me paga dinjitoze. Dhe ky është hapi i parë për të ndalur emigracionin, ky është hapi i parë për të siguruar që familjet të mbeten bashkë. Hapi dytë që ka të bëjë me familjet e reja përbëhet nga dy politika kryesore nxitëse për çiftet dhe për fëmijët. Duke nisur nga viti ynë i parë i qeverisjes ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra për 20 mijë cifte brenda 4 viteve të para që të blejnë banesën e tyre, që është një parakusht apo le të themi një ndihmë e madhe për të themeluar familjen. Dhe hapi i dytë është që nuk do të mjaftohemi me një shumë simbolike kur lind fëmija, por muaj për muaj deri sa të arrijë moshën 5-vjeçare fëmijët shqiptarë do të kenë nga qeveria një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj. Ne do ta vendosim nënën shqiptare, bashkëshorten shqiptare, motrën shqiptare, vajzën shqiptare në piedestalin që meriton. Si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana sociale.” – tha Basha.


Lajmi kryesor:

Shqipëria humbi gjyqin me Becchetti-n, Basha: Do bëj çmos që 110 mln euro të mos paguhen nga shqiptarët, por nga xhepat e atyre që vodhën buxhetin e shtetit


B.K./I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë