PD dhe LSI i kërkojnë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të shtyjë seancën e Kuvendit e planifikuar të t’u zhvilluar nesër në orën 10:00. Demokratët propozojnë që Kuvendi të mblidhet në orën 18:00, pasi të jetë zhvilluar protesta e opozitës, ku do të bllokohen disa akse rrugore nacionale.
Gjithashtu Fronti Opozitar ka vendosur të mbështesë çdo protestë të qytetarëve, për paralizimin e qarkullimit të automjeteve për disa orë. Protesta e opozitës pritet të zgjasë rreth tre orë nga ora 10:00 deri në 13:00.
Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë për Jugun, rrethrrotullimi Milot për Veriun dhe në Vorë për Shqipërinë e Mesme.
Lajmi kryesor: