TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon qeverinë se po vepron me vonesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Konkretisht, lideri demokrat shprehet se opozita njoftoi strukturat për rastin e dy gra të infektuara në fasonerinë në Krujë, por akuzon se qeveria reagoi me vonesë dhe si pasojë COVID-i u përhap nga fasoneria e Krujës në dy zona në Kurbin duke u kthyer në një kambanë alarmi.
"Sot kemi marrë disa lajme jo të mira, virusi krijoi vatra të reja, vetëm një rritje e lehtë e testimeve na këofnrimoi se sa më shumë teste të bëhen aq më shumë të infektuar konfirmohen, shumica zonja dhe vajza që punojnë në fasoneri.
E kam thënë shpesh këtë javë që fasoneritë janë vatra të nxehta përhapjen. Rasti i Krujës është shumë shqetësues, tre zonja janë konstatuar të infektuara, njëra infektoi edhe të birin, raportohet se nga Kruja infeksioni u përhap në Kurbin. Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse janë testuar të tjerët në Krujë dhe Kurbin, apo Shkodër, por sipas medieve u është kërkuar që të izolohen.
Rasti i përhapur nga fasoneria e Krujës në dy zona në Kurbin është kambanë alarmim. Opozita e ka pasur informacion e infektimit në Krujë dy ditë më parë, dhe kemi informuar autoritetet në mënyrë institucionale në minutat e para të marrjes së informacionit, por qeveria vepron me shumë vonesë. Rastet e infeksionit në fasoneri kërkon ndërhyrje urgjente. Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta. Qeveria duhet të mbyllë fasoneritë në të gjithë vendin.
Duhen masa konkrete për ndihmën e biznesit, në të kundërt jo vetëm bëhet përgjegjëse por con dëm sakrificën e shqiptarëve. Të testohen të gjithë punonjësit në fasoneritë e prekura. Duke mbyllur fasoneritë, testimin dhe gjurmimin shmanget mundësia e infektimit të 70 mijë qytetarëve. Përhapja e virusit që sjell izolimin e zgjatjes do të na kushtojë më shumë se paga e këtyre punonjësve sot" deklaroi Basha.
Në Krujë janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19, 3 prej tyre janë punonjëse në fasonerisë dhe tjetri është djali i njërës prej punonjësve. Ndërkohë që gjithashtu dy gra që punojnë po në një fasoneri në Krujë janë infektuar. Pra në total nga kjo vatër janë 6 të infektuar, 5 punonjëse (dy që jetojnë në Kurbin dhe 3 qe jetojnë në Fushë-Krujë) si dhe djali i njërës prej këtyre të fundit.
Na fal o basha se ste nigjuam ty ti bodh je tu hanger por ne spo te kuptojm sepse e ke .yer vet muhabetin se 7x7 nuk bajn 42
PërgjigjuHA M** O BASHA HA SE TE BEN MIRE...
PërgjigjuKy edhe mbi kufoma do ecte vetem të behet kryeministr
Përgjigju