Nga Shkodra ku u takua me anëtarë të rinj të PD dhe mbështetës Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri për të dërguar vëzhguesin e tyre.

Basha tha se për zgjedhje duhet një reformë e vërtetë zgjedhore për të cilën pyeten qytetarët.

Ai e quajti komisionin një paraburgim të Damian Gjiknurit me shokë duke deklaruar se PD nuk do ta njohë reformën.

Lideri reagoi lidhur me shoqërimet e protestuesve të Astirit të cilët tentuan të bllokonin kalimin e ekskortës së kryeministrit Edi Rama duke i quajtur të arrestuarit të burgosur politik.

Ai përsëriti akuzat për bashkëpunim të qeverisë me krimit duke thënë se disa prej kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyrë të pista nga burgu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Basha i përgjigjet Gjiknurit për Komisionin e Reformës zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri për të dërguar vëzhguesin e tyre në këtë Komision. Basha tha se ai është komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit me shokë

"Ju e dini fare mirë bandat e taksidarëve kanë shkatërruar buiznesin e vogël, kanë mbyllur qepenat e 30 bizneseve përditë, kanë shkakatuar mjerim dhe papunësi. Duket në xhepat e zbrasur, tek fermerët e braktisur, duket tek mjerimi iI pensionistëve, tek dëshpërimi I rinisë që ndodhet par dy aleternativave. Të ulë kokën apo të ikë në emigracion. Asnjë prej këtyre alternativave nuk pranohet as nga këta 200 të rinj, as nga demokratët e tjerë. Ne do të qëndrojmë, në do të përballemi, ne do të fitojmë.

Qytetarët e dinë se ajo që na pret në fund të kësaj beteje nuk është vetëm rotacioni politik. Rotacionin politik është I pashmangsëhm. PD dhe aleatët janë maxhoranca numerike. Rotacioni është emergjencë kombëtare, po ne jemi në betejë për të diktuar që rregullat europiane të jenë rregullat e zgjedhjeve shqiptare.

Garancia e vetme është qeveria tranzitore pa edi ramen kryeministër. Përdhunuesi serial I zgjedhjeve, nuk mund të jëtë kujdestar I zgjedhjeve. Për këtë duhet një reformë e vërtetë zgjedhore për të cilën pyeten qytetarët. Kam një mesazh për ata që janë ulur bashkë me Damian Gjinkurin, që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënar demokratët: Zonja dhe zoterinj, ai nuk është komisioni i reformës zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, komisioni i paraburgimit  të Damian Gjiknurit me shokë.

Asnjë produkt i tyre nuk përbën gjë tjetër veçse një turp. Nuk e njohim, nuk do ta njohim, mos harxhoni kohën kot", deklaroi Basha.

Ora 19:03
Basha: I them kriminelëve mos u lidhni me Ramën në telefon, së shpejti do t'jua sjellim në qeli.

Lideri demokrat përsëriti nga Shkodra akuzat për bashkëpunim të qeverisë me krimit. Ai tha se kriminelët nuk duhet të përpiqen të lidhen me Ramën përmes telefonit pasi shumë shpejt ai do shkojë pranë tyre në qeli.

"I them kriminelëve mos u mundoni për të lidhur me Ramën në telefon, sepse së shpejti do jua sjellim në qeli. Krimi  nuk do të gjunjëzojë Shkodrën dhe lirinë. Shqipëria si gjithë Europa është programi dhe ëndrra jonë. Beteja e nisur plot 11 javë më parë do kurorëzohet", u shpreh Rama.

Ora 18:56
Basha: Të arrestuarit e sotëm, të burgosur politik

Lideri demokrat Lulzim Basha reagoi nga Shkodra lidhur me shoqërimet e protestuesve të Arstirit të cilët tentuan të bllokonin kalimin e ekskortës së kryeministrit Edi Rama.

“Ata mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik që janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit, kanë dhunuar qytetarët. Sot është dita për t’ia thënë qartë dhe prerë, i ke ditët e numëruara. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit”, u shpreh Basha.

Ora 18:55
Basha: Krimi u sul mbi biznese dhe mbi vajzat e shkodranëve

Kreu demokrat Lulzim Basha tha nga Shkodra se vendi sot qeveriset nga krimi dhe e gjithë kjo do rrë marrë fund.

"Është detyra ime t'iu kujtoj se ju po i bashkoheni një forcë politike që lindi me idealin e duam Shqipërinë si e gjithë Europa.  Ju vini në një familje me traditë qëndrese që ka dhënë kaq shumë për zhvillimin e vendit dhe për të rikthyer lirinë e besimit në Zot në këtë qytet simbol të harmonisë dhe respektit. Sot i uroj të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë. Vëllezër dhe motra dua që sot t'iu kujtoj. Rama mbron sot kriminelët që janë themeli i parlamenti. Asgjë nuk do të zgjidhet pa i dhënë fund kësaj të keqe. E gjithë kjo e keqe i ka rrënjët tek parlamenti i krimit të cilat janë bërë njësh me strukturat e Rilindjes. Ata menduan se kaq e pati kjo punë. Futën shokët në parlamentin e krimit dhe u sulën mbi biznese, u vërsulën mbi vajzat e shkodranëve dhe institucionet e shtetit dhe menduan se kishte ardhur koha e sundimit të krimit", u shpreh Basha.