Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paraqiti sot 10 detyrat e qeverisë tranzitore, në një mbledhje ku të krah tij ishin edhe krerët e partive aleate. Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i zv/ kryeministrit Erjon Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Lylzim Basha ka shpallur sot qeverine tranzitore!

Ku eshte votuar kjo qeveri?

Kerkund! Kush do e votoje kete qeveri?

Askush!

Keshtu a eshte antikushtetuese kjo qeveri? Poooooo!

Te te rroje qeveria Lylzim! Nje keshille; Harroje pushtetin ne tavoline Lylzim, te ben dem per shendetin!”, shkruan Braçe.

Basha specifikoi 10 pikat, në një prezantim prej më shumë se 2 orë, por nuk tha asnjë fjalë se si do të zgjidhen ministrat që do të kryejnë këto detyra, nëse do të jenë emra politik apo teknik (lexo këtu të plotë).