Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar këtë të hënë ditëlindjen e ish-politikanit Pjetër Arbnori. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Arbnori i përkiste kategorisë së politikanëve të rrallë që nuk bënë kurrë kompromis me të keqen dhe që nuk u ndal përpara presioneve apo privilegjeve.
Basha thotë se gjatë jetës së tij, Arbnori arriti tia dalë me sukses të tejkalojë sfidat si frika, zilia apo tundimi për privilegje.
Pjetër Arbnori ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai është quajtur "Mandela i Ballkanit", për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet.
Postimi i plotë i Bashës:
Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit. Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve. Që deri ditën e fundit luftuan dhe u përpoqën për idealet e tyre pavarësisht vështirësive të kohës.
Siç thoshte vetë Mandela i Ballkanit, qëndresën ja kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik. Frika, zilia dhe tundimi për privilegje, sipas tij ishin rrugët që na bashkojnë me të keqen. Dhe gjatë gjithë jetës së tij, në rini si desident e më vonë si deputet dhe drejtues i parlamentit, Pjetër Arbnori i tejkaloi me sukses këto sfida, duke u shndërruar në politikanin model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend. Le ta nderojmë sot Pjetër Arbnorin, gjurmët e pashlyera të tij në historinë e Shqipërisë me urimin dhe shpresën se vlerat që ai solli në politikën shqiptare do të trashëgohen dhe nga brezat e rinj të politikës.
E.M./a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06