Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka përkujtuar 35-vjetorin e revoltës së Qafë-Barit shprehet se edhe sot shqiptarët janë të bashkuar dhe nuk do të lejojnë askënd që të mposhtë lirinë dhe demokracinë si dhe të ardhmen e tyre europiane.
"35 vjet më parë, me 22 maj 1984, revolta e Qafë Barit tronditi diktaturën dhe përhapi kushtrimin anembanë se liria nga dhuna e egër dhe gjakatare do të vinte. Sot përulemi para heroizmit prekës të martirëve të Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, të cilët ranë theror për liri!
35 vjet më vonë, protagonizmi i xhelatëve të komunizmit është një kambanë alarmi për gjithë kombin. Vatra e së keqes është akoma e ndezur, drejtësia akoma nuk e ka bërë detyrën e saj, liria dhe demokracia janë akoma të brishta, dhe e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkryq!
Të frymëzuar nga rezistenca e martirëve të Qafë-Barit, me amanetin e sakrificës së tyre në zemër, jemi sot më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë, për të mos lënë asgjë dhe askënd të mposhtë lirinë dhe demokracinë e të shkatërrojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit! #ShqipëriaSiEuropa" shkruan Basha.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
-
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
11 Nëntor, 22:37
-
Alban Daci: Më mirë vetëm se i keq shoqëruar
10 Nëntor, 22:19
-
Basha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet, rasti Çyrbes dëshmon se mandati i Ramës është produkt i bandave
10 Nëntor, 18:40
-
Basha: Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës, projekt korruptiv
9 Nëntor, 15:58
-
Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë, në Parlament për të mbrojtur qytetarët nga vjedhja e buxhetit! Basha stoli e Ramës
9 Nëntor, 14:31