Basha: Policia dhunoi qytetarët te Bregu i Lumit, kështu e mban Rama pushtetin

Basha: Policia dhunoi qytetarët te Bregu i Lumit, kështu e mban Rama pushtetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Policinë se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve në zonën e Bregut të Lumit. Në një reagim në rrjetet sociale, kryedemkrati shkruan se ajo çfarë panë qytetarët sot te Bregu i Lumit , duke iu referuar këtu dhunës, është " fytyra e vërtetë e Edi Ramës".

"Dhunuesit që shqiptarët panë sot duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj, dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të banorëve te dëbuar, janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Dhunuesi i zonjës tek Bregu i Lumit është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha, një bandit me uniformë, që ka dhunuar më parë edhe qytetarët dhe përfaqësueset gra të opozitës. Dhunuesi tjetër është fytyra e Erion Velisë në Policinë Bashkiake, që ka rrahur dhe dhunuar më parë edhe gjyshet që shesin prodhimet e bahçes për të mbajtur frymën gjallë si dhe shumë qytetarë të pambrojtur.

Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin e tij të paligjshëm veçse duke përdorur dhunën: dhunë kundër qytetarëve, dhunë kundër gazetarëve, dhunë kundër kundërshtarëve politikë, dhunë kundër Kushtetutës. Dhunë ndaj kujtdo që i tregon ligjin Edi Ramës, qoftë ky artist që mbron teatrin, qytetar që mbron shtëpinë apo opozitar që mbron të drejtat e qytetarëve. Thirrja ime për çdo shqiptar është të qëndrojmë në këmbë!

Të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për t’i dhënë fund dhunimit të Shqipërisë nga një grup banditësh me pushtet të vjedhur e të blerë me krimin. Së bashku do të bëjmë të mundur që dhunuesit e shqiptarëve, nga Edi Rama deri tek banditët me uniformë, të japin llogari para ligjit për çdo padrejtësi", tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 17/04/2019 15:43

    O Bash lamashi kur do behesh burre se ngele kalaman?

    Përgjigju
  • Erik: 17/04/2019 15:37

    Mjaft bere si pjeshke delikate çdo here qe te krruhen te ndenjurat ty dhe Klevis Salianjeve te tu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej