Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po bllokon hetimet për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Kryedemokrati publikon një mesazh, që thotë se i ka ardhur nga brenda grupit të Rilindjes lidhur me Pjetrin.
"Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.
Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes: "Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet.
Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq" shkruan Lulzim Basha.
PD-ja i dërgoi një kërkesë prokurorisë për të verifikuar sipas saj nëse Valdrin Pjetri ka fshehur të kaluarën në formularin e dekriminalizimit. I kontaktuar në telefon nga gazetari i Report Tv Ergys Kavaja, Valdrin Pjetri theksoi dje se është i hapur për verifikime dhe se pas fjalës së prokurorisë do të ketë një përgjigje për PD-në.
Ju ka bere Rama me fol me vete o plehra
Përgjigju