Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës në Bruksel është takuar me kryetaren e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e CDU-së në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.
"Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD" shkruan Basha.
Po ku can by....e Gjermania per ty o pede.... hollande
Përgjigju