Basha takon ish-kryeministrin kanadez: Sundimi i ligjit, rruga e vetme drejt BE-së

Basha takon ish-kryeministrin kanadez: Sundimi i ligjit, rruga e vetme drejt BE-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Ai e cilëson një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE” shkruan Basha.

Ndërkohë që edhe ish-kryeministri Harper postoi një mesazh në rrjetet sociale nga takimi me Bashën, ndërsa shkruan se pjesë e diskutimit ishte situata aktuale në Shqipëri.

I kënaqur që takova kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Diskutim i mirë i situatës aktuale në Shqipëri dhe nevojën për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit. IDU shpreson në bashkëpunimin e vazhdueshëm me partinë tonë anëtare PD Shqipëri” thota ai. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 13/07/2019 00:34

    Mik I madh sepse po zhvasin naften shqiptare me firma kanadeze. Eh mor lul Te pasha fundin e hidhur she shpejt . E ke shtyre deri tani por ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Në kërkim të vrasësit të efektivit të Shqiponjave, RENEA zhvendos kërkimet pranë zonës ku banon autori

Fier/ Në kërkim të vrasësit të efektivit të Shqiponjave, RENEA zhvendos kërkimet pranë zonës ku banon autori