SARANDË - Lideri i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar me apel votuesve të majtë që sollën në pushtet Partinë Socialiste në 23 qershor të 2013-ës, që t’i japin një mesazh koalicionit të majtë për mosmbajtjen e premtimeve në gati 2 vjet qeverisje, duke e kaluar votën e tyre drejt kandidatëve të djathtë për Bashkitë.
Nga Saranda, kryetari i Partisë Demokratike i bëri thirrje kryesocialistit Rama dhe aleatit të tij në qeverisje Ilir Meta që të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari për atë që ai e quan “poshtërsi përmes arrogancës së pushtetit”.
"Unë e di që në Sarandë ka shumë votues të majtë të 23 qershorit, unë e di që ata janë po kaq të zhgënjyer për mosmbajtjen e premtimeve, për vendet e punës që nuk erdhën e nuk erdhën kurrë, për poshtërimin që i bëhet ditë për ditë nga arroganca e këtij pushteti që i ka shndërruar zyrat e punësimit në motele për qeveritarët, i ka shndërruar në zyra rryshfeti. Ejani t’i japim një mesazh, një mesazh të qartë dhe të prerë oligarkisë që Saranda nuk ka dalë në shitje, që Sarandën nuk e blen e nuk e shet dot Koço Kokëdhima dhe klientela e tij!", - tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike ka bashkëbiseduar dhe me banore të Kardhiqit, Lunxhërisë, Delvinës e Finiqit. Banorët i kanë shprehur zotit Basha shqetësimet për mungesën e subvencioneve të cilat u jepen disa individëve që nuk merren fare me bujqësi. Po kështu, heqja me të padrejtë e ndihmës ekonomike dhe mungesa e rimbursimit të ilaçeve ishin të tjera shqetësime të banorëve të jugut.
Në mbyllje të takimeve në jug të vendit, kryetari i Partisë Demokratike u ndal dhe në Nepravishtë, bashkia e Libohovës. Në të gjitha takimet e zhvilluara, zoti Basha tha se e vetmja gjë që lulëzon nën qeverisjen Rama - Meta është propaganda.
"E vetmja gjë që lulëzon në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës është propaganda, propaganda e lugës boshe. Edi Rama dhe Ilir Meta flasin për çdo gjë, përveç papunësisë, përveç varfërisë, përveç pamundësisë për të mbyllur muajin, por ju thonë ne nuk duhet të flasim për ulje taksash e nuk duhet të flasim për ulje çmimesh", përfundoi Basha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO