Veprimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë takimeve elektorale janë tepër kontradiktore, ku këtej mbledh turma njerëzi duke u rrezikuar jetën nga COVID dhe nga ana tjetër bën thirrje për ta që të ruajnë shëndetin pasi qeveria i ka braktisur.

Edhe sot në Gjirokastër, ashtu si edhe në qytete të tjera, Basha ka bërë të njëjtën gjë dhe kjo ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste duke u shprehur se javën e fundit kryedemokrati ka shkelur çdo masë anti-covid nëpër qytete duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve me grumbullime partiak

Partia Socialiste ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën tregohen dy realitete, ai i Bashës që thyen rregullat me papërgjegjshmëri dhe luftën që bëhet në spitale për të shpëtuar jetë.

PS shkruan se Basha ka vënë dëshirën për pushtet, mbi jetën e qytetarëve. ‘Kur nuk mendon për shqiptarët sot, si mund të punojë për ta nesër’, shkruan PS teksa tregon pamjet e spitaleve dhe të Bashës mes turmave.