Kreu demokrat Lulzim Basha i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama duke i thënë të heqë dorë nga lajmet sipas tij të fabrikuara dhe të qëndrojë në rolin që i takon duke marrë masa të tjera për mbajtjen e situatës së Covid në kontroll.
"Të gjithë po shkojnë drejt mbytjes drejt falimentit. Ku i gjejnë paratë për të bërë paketë të tretë vendet e tjera, per shembull Maqedonia e Veriut.
Unë e di se çfarë stresi po kalojnë mjekët tanë. Një infermier për 15 pacientë. Të kujdesemi për ta e ti mbrojmë. Për të gjitha këto vendimet i merr qeveria. Unë ditë për ditë kam kërkuar që vëmendja të jetë te pandemia. Ata po mundohen me çdo kusht që ta heqin vëmendjen nga pandemia.
Kjo po u kushton jetë njerëzish. Kam refuzuar dhe do të refuzoj të futem në atë lojë. Më shqetëson jashtë mase gjendja e një kryeministri që refuzon të shohë realitetin. Ti vërë gishtin kokës. Smund të fshihesh dhe as të bësh sikur nuk ekziston apo të krijosh e fabrikosh vetëm e vetëm për të mos bërë detyrën. Unë sot e ftoj të ngrihet në nivelin e detyrës që mban.
Ai se ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. I kërkoj urgjentish të shkulet nga ekranet, nga instagrami dhe të bëjë atë që i kërkon ligji dhe që i kërkon detyre. Ju jap fjalën se do të vazhdoj ta bëj ditë për ditë. E di se e keni shumë më të vështrië se kolegët tuaj në vende të tjera por edhe ia keni dalë. Por e vërteta prap se prap ka dalë në pah. Lutem për shëndetin tuaj, u kërkoj të keni kujdes. E keni parë që unë e mbaj maskën e bëj për tu dhënë një mesazh edhe qytetarëve e për tu thënë se kjo nuk është një lojë, por edhe për tu mbrojtur ju. Të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve, ska gjë më të çmuar, është detyra e parë e një qeverie është arsyeja e ekzistencës së tyre", thotë Basha
Lajmi kryesor:
Basha- Ramës: Mos fabriko kauza se s'futem në lojën tënde! Kam anëtarë të familjes të shtruar te spitalet Covid, shkulu nga Instagrami e merr urgjentisht masa
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35