Basha: Vëllai i deputetit të PS
pajisi Tahirin me patentën e skafit
Ndreu-Bashës: Bëre 3 gafa në një status

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një SMS të një punonjësi të zyrës së patentave detare në Durrës, lidhur me pajisjen e Tahirit me patentë për mjete lundrimi mbi 100 ton.

Sipas tij, shefi i zyrës që e firmosi atë patentë quhet Hamdi Domi i cili nuk donte ta aprovonte këtë patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline të paktën një javë. Në SMS përmendet emri Paulin Ndreu, i cili është vëllai i deputetit të PS, Pjerin Ndreu. Sipas denoncimit të punonjësit të patentave, Ndreu ka detyruar Domin të firmosë lëshimin e patentës për Tahirin.

Postimi i plotë i Bashës
Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges: “Une qe po te shkruaj jam nepunes i zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres. Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit. Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave. 

Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra. Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente. Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine. 

Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU”– thuhet në SMS-në që publikon Basha. 

basha
(Postimi i Bashës në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit