Më 8 korrik opozita në protestë! Kryebashkiakët e PD nuk i lirojnë zyrat dhe shkojnë kundër Bashës: Gati për zgjedhje më 13 tetor /VIDEO

Demokratët rinisin protestat. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka caktuar 8 korrikun, ora 20:00 për mbajtjen e protestës së radhës, e dhjeta kombëtare kundër qeverisë. Vendimi u mor në një mbledhje që Basha pati me kryetarët e degëve të PD-së në rrethe. Por ndërkohë, një mbledhje e mbajtur më parë, në orën 16:00 ka pasur përplasje qëndrimesh mes kryedemokratit dhe keytarëve të bashkive zgjedhur nga PD, të cilët janë shprehur hapur kundër Bashës, ku kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre se duan të garojnë sërish në zgjedhjet e dekretuara më 13 tetor.

13 tetori është data e re që presidenti Ilir Meta ka dekretuar për zgjedhjet vendore të 2019-ës, një dekret i konsideruar nul nga mazhoranca që e çoi vendin në garë elektorale për kryebashkiakët më 30 qershor. Por edhe pse lideri demokrat Lulzim Basha e konsideroi nul 30 qershorin, ai refuzoi dekretin e Metës për 13 tetorin, duke thënë se problemi nuk është data, por fakti që zgjedhjet nuk duhet të mbahen me Ramën kryeministër dhe pa u vënë para drejtësisë personat e përfshirë në shit-blerje votash.

Në fakt, kundër këtij vendimi të Bashës, kanë dalë vetë kryebashkiakët e zgjedhur të PD-së të cilët thanë se nuk do t'i lirojnë zyrat të zgjedhurve të rinj socialistë nga 30 qershori dhe se duan të bëhen zgjedhje më 13 tetor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Kapllanaj: Nuk ja liroj zyrën një kryebashkiaku me 5692 vota. Gati për zgjedhje më 13 tetor

Kryetari demokrat në ikje i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen nga demokratët. Ato janë nul - tha ai pas njëmbledhje që kryebashkiakët e djathtë patën në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha , duke paralajmëruar se do të qëndrojnë në detyrë dhe nuk do t'i lëshojnë postin kryebashkiakëve të rinj të Partisë Socialiste të zgjedhur më 30 qershor.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PD-së Basha, Kapllanaj tha se ky është një vendim i grupit dhe se të gjithë kryebashkiakët në ikje të PD-së do të ndjekin të njëjtin skenar duke mos i liruar zyrat. Siç ai u shpreh, demokratët po përgatiten për zgjedhje më 13 tetor, dhe vetëm nga ajo garë do t'i lirojnë zyrat, nëse kandidatët e tjerë fitojnë.

"Do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit. Kur të ketë zgjedhje jo votime, këto votime nuk i njohim. Ky është vendim i marrë, i bërë i ditur edhe nga opozita nga kryetari, ky është një vendim që e kemi shprehur disa herë këto janë zgjedhje farsë, nul nuk do të njihen. Do vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë. Nëse do të vijë të fitojë në zgjedhjet e tjera, ne do ta mirëpresim do t'i dorëzojmë shiritin sipas rregullave. Nuk mbaj me dhunë asnjë zyrë, por do t'i shërbejmë qytetarëve. Nuk është problemi nëse e kërkon Basha apo dikush tjetër, zgjedhjet janë nul, janë votime për partinë socialiste", u shpreh Kapllanaj.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Qerim Ismailaj, kandidat nga Partia Socialiste fitoi me 5692 vota përballë kandidatit nga Bindja Demokratike Rober Brahaj, i cili mori 471 vota.

Sipas Kapllanajt, nuk mundet që Mallakastrën ta drejtojë një kryebashkiak që ka marrë vetëm votat e militantëve të PS-së siç ai u shpreh.

"Kandidati ka marrë 13 % të votave, aq janë vetë anëtarë të PS-së. ai është kryetari i militantëve të PS-së në atë zonë, nuk është i qytetarëve", tha Kapllanaj, duke sjellë në vëmendjen se në 2015-ën ai ka fituar garën përballë kandidatit socialist që kishte 2080 vota më shumë sesa ka marrë më 30 qershor Qerim Ismailaj.

I pyetur nga gazetarët nëse në mbledhjen e kryebashkiakëve me Bashën është folur për një datë protestash të ardhshme, ai la të kuptohet se është diskutuar për një aksion opozitar që do të vijojë me protesta, kur u shpreh se data është caktuar, por nuk e bëri publike.

"Është diskutuar data dhe shumë shpejt do ta merrni vesh", tha Kapllanaj.

Ai po ashtu la të kuptohet se demokratët do t'i ankimojnë zgjedhjet.

"Ka persona që po merren me këtë punë", tha kryebashkiaku i Mallakastrës.

Ora 18:36
Mziu flet pas takimit në selinë blu, zbulon përplasjet me Bashën

Që kryebashkiakët e djathtë janë kundër Lulzim Bashës e la të kuptohej Xhelal Mziu pasi doli nga një takim i kryedemokratit me kryetarët e bashkive në selinë blu. Mziu, kryebashkiak i Kamzës, u shpreh i vendosur se nuk do t'i lirojë zyrën Rakip Sulit, kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor nën siglën e PS-së. Tha qartë se në këtë vendim nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ai është shprehur se nuk do ta lë zyrën para zgjedhjeve të 13 tetorit.

Gazetar: Edhe nëse jua kërkon Lulzim Basha nuk do të dilni nga zyra?

Mziu: Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 87%.

Ora 18:53
Demokratët vijojnë protestat, caktohet data e radhës

1557850318_Sequence01.00513013.Still018.jpg

Në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve me kryedemokratin Lulzim Basha është caktuar data e protestës së dhjetë kombëtare. Gazetari i Report tv Elis Memelli raporton se ajo do të mbahet në datën 8 Korrik, në orën 20:00.

Ora 19:16
Basha fsheh përplasjet me kryebashkiakët e PD-së: Më 8 korrik çmontojmë diktaturën

Lideri demokrat Lulzim Basha e shmangu përgjigjen nëse u ka kërkuar kryebashkiakëve të PD-së të lirojnë ose jo zyrat për pasardhësit socialistë të zgjedhur nga 30 qershori. Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes të Kolegjit të Kryetarëve, kryedemokrati Lulzim Basha nuk dha përgjigje për këtë fakt, dhe u ndal vetëm në bërjen publike të datës 8 korrik për protestën e radhës kombëtare të PD-së kundër qeverisë. Këtë pasdite, para kryetarëve të PD-së në rrethe, Basha takoi në selinë blu kryetarët e bashkive. Disa prej tyre folën për mediat duke thënë se nuk kanë ndërmend të lirojnë zyrat për të zgjedhurit e rinj nga 30 qershori, dhe se ata nga ana e tyre janë gati të shkojnë në zgjedhje më 13 tetor, një datë kjo e dalë nga dekreti i dytë i Metës që nuk është pranuar nga Basha. Kryebashkiakët u pyetën nga gazetarët nëse ky vendim është edhe i kryetarit Basha, por ata lanë të kuptohet se qëndrimet kanë qenë totalisht të kundërta, kur thanë se në këtë vendim nuk ka lidhje Lulzim Basha.

Pyetje: Zoti Basha, keni pasur dy takime me kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të PD. A ka një vendim në lidhje me lënien e zyrave nga kryebashkiakët tuaj dhe a u vendos një datë për protestë?

Basha: Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85 përqind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua ti ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane.  Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë. Faleminderit!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 05/07/2019 17:53

    Me të vërtetë e gënjen mëndja këtë Mziun se ka 87%?

    Përgjigju
  • xreport: 04/07/2019 13:44

    nje urdher i ilirit edhe i sali berishes loje e PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Latif: 04/07/2019 03:36

    Kaq ishte ahengu

    Përgjigju
  • Grup emigrantesh USA: 04/07/2019 03:19

    VETEM ME PROTESTA RREZOHET DIKTATORI O BURRA PERPARA DERI NE RREZIMIN E DIKTATORIT LAFET E TEPERTA JANE VUAJTJE MJERIM DHE FUKARALLIK ME FINALIZIMIN LARGIM NGA SHQIPERIA

    Përgjigju
  • Adi: 03/07/2019 22:52

    Ju ka mbaruar mandati shkoni dhe puthni bithen e lulit hahahaha

    Përgjigju
  • Tofiku: 03/07/2019 20:55

    Si duket paska sjelle perseri rubla Karpushini.

    Përgjigju
  • meti: 03/07/2019 20:50

    Do dilni me dru o dru o derr katundari.

    Përgjigju
  • albblog: 03/07/2019 20:09

    basha eshte nen efekt te ilaceve mos e merni seriozisht

    Përgjigju
  • Bruno: 03/07/2019 19:29

    Dikur Jozefina nxirrte deputete nga parlament per zhelesh.Tani ka ardhur koha me ju nxjerre per juve zhelesh.

    Përgjigju
  • Kjo është Ajo: 03/07/2019 19:21

    E njeta politik me serbët e veriut në veri të Dardanës(Kosovë )...!!! Këta sillen sikurse nuk jan Shqipëtarë ... tmerr është Kjo

    Përgjigju
  • Luli: 03/07/2019 19:21

    Me mendjen tuaj as ne hale nuk shkohet ore

    Përgjigju
  • Ndoshta Skrap Arliu nga presidenca: 03/07/2019 18:32

    More,po eshte shume interesante: Kush do tua paguaj rrogat? Sepse as une nuk firmos dot per paret. Kycet e pareve i ka EDI..

    Përgjigju
  • Populli: 03/07/2019 18:29

    Kush jeni ju qe s'liromi zyrat pse babai jua ka lene atehere prisni prangat

    Përgjigju
  • Ilo: 03/07/2019 18:28

    Behuni gati me 9 gusht se per zhelesh kane per te ju nxjerre plehra shikoni reformoni partine tuaj dhe Ilir Meten qe ju la rrugeve pa asnje perfaqsim pushteti mos merrni veten ne qafe per uzurpim institucionesh.

    Përgjigju
  • Tomi: 03/07/2019 16:49

    Po ti del nga parlamenti djeg mandatet e pastaj e kan fajin nderkombtaret ,,jep dorheqjen e lerja pd njerzve qe e duan shqiperin jo ju qe e vidhni cdo sek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç

‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç