Bashës nuk i hyjnë në sy kritikat nga të 'vetët': Djegia e mandateve dhe bojkoti i 30 qershorit, të drejta

Bashës nuk i hyjnë në sy kritikat nga të 'vetët': Djegia e mandateve dhe bojkoti i 30 qershorit, të drejta

TIRANË-Teksa Arben Ristani, Ibsen Elezi, Edvin Kulluri, por edhe shumë figura të tjera të rëndësishme të PD-së e cilësojnë djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve si gabim, Basha i qëndron mendimit të tij se ky vendim është i drejtë.

Prej kohësh flitet se brenda PD-së ka nisur përplasja, kjo pasi pasojat e 30 qershorit kanë flluar të ndihen brenda kësaj force politike që sot nuk ka pushtet në nivele qendrore dhe as vendor, por për kryedemokratin ajo ishte një arritje për PD-në.

"Janë pikërisht protestat popullore, është qëndresa juaj, kurajo juaj, vendosmëria juaj që ka zgjuar kurajon dhe ka vetëdijësuar gjithë shqiptarët përfshirë zgjedhësit e ndershëm socialistë, se 30 qershori nuk bëhej për ta, por për një klikë hajdutësh, që ka thyer çdo rekord babëzie dhe hajdutërie në Shqipëri dhe në Ballkan. “A nuk është kjo klikë hajdute që e zvarriti statusin e minatorit sa mundën?! Kaluan ligjin në momentin e fundit dhe kanë kaluar 2 vjet dhe ligji është në fuqi, por nuk zbatohet! A nuk janë këta që mashtruan banorët e Zharrëzes?! A nuk janë këta përfituesit e drejtëpërdrejtë të vjedhjes kolosale që i bëhet një prej pasurive më të mëdha të Shqipërisë dhe të gjithë Europës, siç është pellgu naftëmbajtës i Patos-Marinzës?! A nuk janë këta që përzunë investitorët e huaj perëndimorë për ta grabitur më kollaj naftën dhe nxitur kontrabandën dhe evazionin?”, tha Basha. 

Nga Patosi teksa ishte në një takim me qytetarët, Basha ripërsëriti deklaratën e tij se në 30 qershor fituan 85% të zgjedhësve që nuk morën pjesë në zgjedhje, deklaratë e cila ka sjellë edhe reagimin e ashpër të presidentit Ilir Meta, ditën e djeshme.

Sipas Bashës, pjesëmarrja e ulët ka ardhur si rezultat i aksionit opozitar. “Sa i përket pjesmarrjes reale, përfshirë ata që janë detyruar me forcë, në bashkinë e Patosit, refuzimi masiv ka arritur një tjetër rekord me 13 përqind. Kjo do të thotë se në Patos vetëm një në tre socialistë ka shkuar të votojë në procesin farsë të 30 qershorit, ndërsa dy në tre kanë vendosur ta bojkotojnë këtë farsë dhe të rreshtohen në krahun krahun e vëllezërve dhe motrave të tyre demokratë, kundër juntës kriminale, kundër hajdutërisë, barbarisë dhe grabitjes së Edi Ramës.  Janë pikërisht protestat popullore, është qëndresa juaj, kurajo juaj, vendosmëria juaj që ka zgjuar kurajon dhe ka vetëdijësuar gjithë shqiptarët përfshirë zgjedhësit e ndershëm socialistë, se 30 qershori nuk bëhej për ta, por për një klikë hajdutësh, që ka thyer çdo rekord babëzie dhe hajdutërie në Shqipëri dhe në Ballkan", tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 06/08/2019 17:19

    Basha ben nje gabim te madh: kujton se kush eshte kunder Rames, eshte me Bashen. Une jam kinder Rames po kurre sdo votoj PD-ne derisa te ime Basha. Madje keto Zgjedhje votova per Erionin se me kujtoheshin trotuaret e zonme nga lokalet ne kohen e Bashes dhe gjumi 3-vjecar I tij qe e pati zili edhe Arusha Mira

    Përgjigju
  • O tej: 06/08/2019 16:18

    Bashes i ka hy gjarperi e nuk ja qesin dot se i ka shalet e ngjitme

    Përgjigju
  • Largoni Bashen nga PD: 06/08/2019 15:10

    Ky eshte matufepsur kaq keq saqe duhet larguar nje ore e me pare nga PD, perndryshe, Rama kthehet ne Mbret i Plotefuqishem ne 2021.

    Përgjigju
    • Domestic: 06/08/2019 17:00

      Basha i larguem e i dh*m eshte o milet

  • redi: 06/08/2019 15:04

    Kot lodheni me kritika per Lulin,ai ka menyren e vet te menduarit dhe te vepruarit. Ai eshte jasht orbite

    Përgjigju
  • Ehe: 06/08/2019 14:56

    Na cai trapin ky karagjoz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi