Bashkëshortja e Gaz Pajës feston 25 vjetorin e lindjes, ja festa surprizë (FOTO)

Foto nga dasma e tyre

Ira, bashkëshortja e aktorit Gaz Pajës ka festuar 25 vjetorin e lindjes.

Pas organizimit të dasmës madhështore, çifti konfirmoi se ishte në pritje të një fëmije.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Ira ka preferuar që tema e ditëlindjes së saj të kishte në qendër të organizimit idenë e ardhjes së një bebeje, djalë.

Dekori dominohej nga ngjyra bojëqielli dhe Ira dukej më e bukur se kurrë me barkun e rrumbullakosur.

Ajo dukej rrëzëllitëse me një fustan ngjyrë rozë që ia shtonte akoma dhe më shumë ëmbëlsinë që e karakterizon.

Në ditëlindje morën pjesë mikeshat e saj dhe partneri Gazi, të cilët këndonin e kërcenin nën atmosferën festive.

Ora 15:18
Bashëshortja e Gaz Pajës feston 25 vjetorin e lindjes, ja festa surprizë
1/13
E.D./E.L./Shqiptarja.com
Komento