/ATSH- I. Vata/- Kandidati për kryetar Bashkie për Tiranën i Partise Socialiste dhe koalicionit te majte, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me të rinjte sportiste në ambientet e ish-klubit sportiv Dinamo, për një dimension të ri për sportin kryeqytetas.
Kandidati Veliaj u shpreh se "Do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur. Të gjithë jemi lodhur me politikanët konfliktuale që sulmojnë kundërshtarët politike, por duhet të bëjmë një politikë tjetër për qytetarët. Sot bashkia e Tiranës është bashkia që ka shpenzuar më pak për sportin, madje me pak se 1% të buxhetit është harxhuar për sportin. Ne duhet ta kthejme ketë fushatë në një sprint në dobi të sportit dhe të sportistëve dhe sot ne po prezantojmë një grup të rinjsh për t'i dhënë një fytyrë të re sportit në kryeqytet".

Kandidati i së majtës për bashkinë e Tiranës, Velia, solli në retrospektivë periudhen e viteve 1990 e në vijim, dhe u shpreh se për sportin është bërë pak, por ne do ta ndryshojmë bashkë me ju. "Le të bëhemi inteligjente, të shpenzojmë pak më shumë sot për sportin që të garantojmë të ardhmen e sportit nesër. Tirana ka ndryshuar shumë dhe kufizohet me Matin, Librazhdin, ku janë bashkuar zonat rurale dhe është një mundësi për zhvillimin e turizmin malor dhe aktiviteteve sportive dhe jam i gatshmëm që në strategjine tonë të programit ta përfshijmë këtë zhvillim të ri edhe për sportit", tha Veliaj.