‘Bashkia sulmohet sepse opozita nuk di të bëjë asnjë punë për qytetarët’, Veliaj inspekton godinat e reja te “5 Maji”: Në shtator gati lagjja e re

Dy godina të reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë janë në përfundim dhe në shtator do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti.

Teksa ishte sot në këtë lagje për të inspektuar punën bërë deri më tani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sulmoi edhe opozitë, për të cilën tha se mundi ia ka vlejtur, pavarësisht bllokimeve dhe djegieve të gomave, duke referuar protestave që ka bërë opozita para bashkisë.

Ai tha se Bashkia e Tiranës sulmohet nga opozita, pasi këta të fundit, nuk bëjnë dot punën që bënë bashkia për qytetarët.

“Këtu kemi një super skuadër të re inxhinerësh, administratorësh, arkitektësh, të cilët kanë bërë një mrekulli te “5 Maji”. Kush merr vendimin pyet veten: A ia vlen gjithë ai sherr? Gjithë ato gjyqe? Gjithë ato bllokime dhe djegie gomash? Gurët dhe molotovi? Kur vjen këtu dhe takon njerëzit, kur shikon se si ka lulëzuar jeta këtu, si është hapur një kapitull i ri në jetën e këtyre familjeve, përgjigja është shumë e qartë: Ia vlen që çke me të! Besoj fort se një nga arsyet pse Bashkia e Tiranës sulmohet kaq shumë është pikërisht sepse kundërshtarët tanë nuk e bëjnë dot këtë punë; nuk e bënin dot as kur kishin mundësi të ndërtonin një shkollë, jo më të bëjnë 42 shkolla të reja dhe të japin 784 apartamente në zonën e ‘5 Majit’”, tha ai.

Gjatë inspektimit, Veliaj dha lajmin e mirë se nga rehabilitimi i kësaj zone do të përfitojnë edhe pronarët e tokës, edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur legalizim.

Ai tha se në katet e para është menduar të ofrohen shërbime për banorët që do të jetojnë aty.

“Lajmi tjetër i mirë është se sapo na kanë kaluar në administrim parkingjet dhe katet e para, të cilat do të shërbejnë për supermarket, farmaci, për shërbime të tjera fruta-perime. Të gjitha hapësirat e tjera të nevojshme, kryesisht do të shkojnë për të kompensuar ish-pronarët e këtushëm, për t’u siguruar që askush nuk mbetet i humbur nga tërmeti. Pra, fitojnë edhe ata që transferohen në shtëpitë e reja, por fitojnë edhe pronarët e tokës, që në fakt, pjesa më e madhe ishin ose me shtëpi të palegalizuara ose të ndërtuara keq, pa urbanistikë, pa infrastrukturë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se gjatë muajve të verës, kur shumica e banorëve largohen me pushime, do të shfrytëzohet për të përfunduar asfaltimin e zonës.

Ai tha se është menduar që shorti për ndarjen e apartamenteve të bëhet në muajt e verës, në mënyrë që në shtator banorët të jenë gati për të hyrë në shtëpitë e reja.

“Kur njerëzit ikin me pushime, ka më shumë hapësirë për të lëvizur mjetet e rënda për punimet e asfaltit. Kur të kthehen nga pushimet, banorët do të shikojnë një lagje të re. Madje, duke e hedhur shortin më përpara, iu japim edhe muajt e verës që të planifikojnë orendimin dhe mobiliet, që ta fillojmë me këmbë të mbarë”, tha Veliaj.

 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Salianji zbardh dëshminë e Ervin Muçës në Komisionin TIMS: Sistemi mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar

Salianji zbardh dëshminë e Ervin Muçës në Komisionin TIMS: Sistemi mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar