Basketbolli merr dritën jeshile pas 11 muajsh, sekretari i federatës: S'kemi kohë, mund të ndryshojmë strukturën e kompeticioneve

Në fundjavë, pas 11 muajsh, federata e basketbollit mori miratimin nga komiteti i ekspertëve për të nisur aktivitetin. Për Report Tv sekretari i federatës Korab Llazani thotë se peripecitë për të mbyllur normalisht sezonin janë të mëdha.

‘Koha që kemi në dispozicion është relativisht e shkurtër sepse përpara kemi edhe një fushatë elektorale. Dihet publikisht që ambientet sportive dhe pallatet e sportit vihen në dispozicion të kësaj veprimtarie.’

Llazani shpjegon se për shkak të kohës së kufizuar mund të ndryshojë formula e kompeticioneve, por ato do të zhvillohen të gjitha përfshirë edhe Kupën.

‘Ne do të bëjmë ç’mos që të gjithë veprimtarinë tonë ligjore ta përmbushim në maksimum, por mund të ketë deformime apo ndryshime nga normalja për efekt të kohës të ndonjë skeme. Pra mund të përdorim ndonjë formulë tjetër nga e zakonshmja, nga tradicionalja, por përmbushjen e veprimtarive do ta bëjmë me deomos.’

Më tej Llazani refuzon të japë një datë të saktë për rifillimin pasi klubet kanë vështirësi nga kjo ndërprerje e gjatë.

‘Ne po tregohemi shumë luajal më vendosjen e datave. Ne nuk mund t’i vemë duart në fyt anëtarëve tanë që shiko, o kjo datë ose ska.. Jo. Jo, sepse ata janë të rraspakapitur. Ata kanë nevojë për frymëmarrje, për mbështetje. Ne do t’u japim mundësi atyre që të organizohen siç duhet dhe të krijojnë një veprimtari të shëndetshme.’

Në fund sekretari i federatës siguron se pavarësisht kohës së limituar Liga Unike me Kosovën do të zhvillohet.

‘Që do të bëhet është e sigurtë sepse ekziskton vullneti i dyanshëm. Është bërë një dokument, qeveritë kanë rënë dakord me njëra-tjetrën. Është miratimi nga FIBA që aktivitet tashmë është legal.’

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'