Baze: Pse 'The Times' dhe 'Bild', u zgjuan pas vendimit të Gjykatës së Tiranës?

Baze: Pse 'The Times' dhe 'Bild', u zgjuan pas vendimit të Gjykatës së Tiranës?

Lulzim Basha

Dy gazeta të njohura europiane, ”The Times” e Londrës dhe tabloidi i frikshëm gjerman “Bild”,  po sillen sikur nuk e kanë dëgjuar, që Gjykata e Tiranës e mbylli pa gjykim akuzën ndaj lobimit të paguar nga rusët, për llogari të Partisë Demokratike.

Të dy gazetat, theksojnë faktin se lobimi ishte i orientuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Dhe po ashtu i referohen fort faktit që kontrata është e firmosur nga Lulzim Basha dhe se SHBA-të i konfirmojnë zyrtarisht pagesat.

Fushata e re e shtypit Perëndimor, ka nisur menjëherë pasi në Tiranë një gjykatë e mbylli këtë çështje përmes disa procedurave të porositura mes prokurorëve dhe gjykatësit, që shkaktuan pezullimin e çështjes pa e gjykuar atë, nën arsyetimin se fakti nuk egziston.

Fakti që të dy gazetat shkruajnë sikur ky gjyq nuk ka ndodhur, dhe nuk e marrin fare në konsideratë, është jo vetëm një shuplakë për drejtësinë në Shqipëri, por dhe një shqetësim që me sa duket po kristalizohet në Perëndim, rreth faktit që rusët mund të kenë paguar para për arsye politike kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sido që të jetë, rihapja e këtij problemi nga shtypi Perëndimor, që në fakt është i pari që e zbuloi skandalin, tregon se Lulzim Basha duhet të përballet me këtë problem pavarësisht manovrave procedurale në Gjykatën e Tiranës.

Ai do të përballet  fillimisht me këtë problem si një histori korruptive që po hetohet në Skoci dhe SHBA. Pastaj do të përballet dhe politikisht, nëse provohet që rusët kanë paguar pikërisht për shkak të axhendës që kishte kontrata e Lulzim Bashës, me lobistin Nick Muzin.

Kjo e dyta do t’i rëndojë dhe më gjatë në jetën e tij politike nëse provohet.

Versioni i tretë, ai që ne mendojmë të gjithë se është i vërtetë, që për llogari të Lulzim Bashës, ka paguar miku i tij turk Alptekin, tashmë i kërkuar nga SHBA, dhe lobisti i tij ka përdorur rusët për të fshehur paratë, pastaj e bën dhe më banale historinë. E bën banale, pasi tregon se sa i papërgjegjshëm mund të jetë një njeri, që për të justifikuar disa para të ofruara qyl, është gati të marrë përsipër telashe të tilla që janë më të rënda si telashe politike e gjeopolitike, se sa kriminale.

Krimi më i lehtë i Lulzim Bashës në këtë histori, është t’i ketë çuar paratë cash tek lobisti dhe ai t’ia ketë marrë përsipër të gjejë vetë burimin e dhuratës.

Në këtë rast mund ta marrim me mend, se ai e ka prerë në besë duke e ngatërruar me rusët. Por fakti që Lulzim Basha nuk bën padi ndaj Nick Muzin dhe nuk thotë asnjë fjalë të keqe në adresë të tij, fatkeqësisht provon se ai ja ka lënë atij në dorë fatin e vet.

Dhe ai duket se i ka rezervuar një fat të hidhur të cilin nuk e zhbën dot Gjykata e Tiranës. Siç shikohet, të gjithë në Perëndim, bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar atë vendim./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 20/01/2020 12:02

    Skandalet e Lul-Saliut nuk kane te sosur.Ky mashtrues i madh i shekullit 21 duhet te denohet per mashtrim,korrupsion,vjedhje e vrasje si ne 21 janar 2011. -Boll mē me nje adoleshent te tille ne politike. -Gazeta BILD..etj,u kujtua von ...pas pilafit pasi botoi gjoja vjedhjen e votave nga PS ne 2016 si informacion i rrem i prekurorit Tropojan B.Hajdarmata ne b.punim me Klodin e news24.Dhe si pasoi ne 2019 u dogj vendi nga Sali-Mortja. -Drejtesia-SPAK duhet te rigjykoi çeshjen e Lobimit Rus ose te dorhiqen.Dhe Shqipetaret te ngrihen ne proteste para zyrave te SPAK,KLP+KLGJ.Ky tmerr i drejtesuse sone duhet te marr fund. -Nga mallakastrioti jo anonim...

    Përgjigju
  • O tej: 20/01/2020 00:11

    Hajt ne te s ... Theodhoriut shkofsh o Bashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën